Specifikat e Regjionit të Gjakovës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Gjakovës shtrihet në zonën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës, përkatësisht është krijuar si nevojë e ndërprerjes së udhëtimeve të gjata mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit. Qyteti shtrihet rrëzë kodrës së Qabratit, me lumin Krena që e përshkon përmes si dhe Erenikun dhe Drinin e Bardhë që kalojnë bri saj.Lexo më shumë

Qyteti i Gjakovës me 85 fshatrat e saj karakterizohet me pasuri të madhe të monumenteve të të gjitha kategorive ku përfshihen: komplekse, shtëpi tradicionale, kulla, xhami, kisha, teqe, medrese, mejtepe, kroje, mulli etj.

Edhe pse si qyteti më i shkatërruar nga lufta e viteve 1998-'99 Gjakova ka arritur që në masë të madhe të ruaj –konservojë dhe restaurojë pasurinë e vet kulturore, edhe pse ka edhe mjaft punë për t'u bërë.Në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në të cilën janë përfshirë objektet e të gjitha kategorive për Komunën e Gjakovës janë evidentuar gjithsej 148 monumente prej te cilave 38 monumente te kategorisë së trashëgimisë arkeologjike, 1 Kompleks i Tërësisë Urbanistike "Çarshia e madhe" dhe 109 monumente te trashëgimisë arkitekturore prej nga 8 kulla te qytetit dhe 23 kulla ne fshatra.

 Shtëpia e Selim Bakijës

Shtëpia e Selim Bakijës

Shtëpia e Selim Bakijës gjendet në rrugën “Skënderbeu” në lagjen e quajtur “Çarshia e Vogël”. Objekti është ndërtuar në vitin 1910. Ky objekt ka shërbyer si shtëpi banimi. Ky objekt ka rëndësi të madh...

 Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe

Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe

Tërësia urbanistike e Çarshisë së Madhe përmban 525 objekte të rëndësishme. Njihet si çarshia më e madhe në Evropën Juglindore. Ka kryer funksionin e zejtarisë, tregtisë dhe administratës qendrore të ...

 Ura e Terziut

Ura e Terziut

Ura e Terziut gjendet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren mbi lumin Erenik. Ura është ndërtuar në shek.XVIII nga Esnafi i Terzive në Gjakovë. Objekti përmban në veti elemente të një monume...

Çarshia e Jupave

Çarshia e Jupave

Kompleksi “Çarshia e Jupave” gjendet në "Çarshinë e Madhe" të qytetit të Gjakovës. Objekti fillimisht është ndërtuar nga familja Batusha në shek. XVIII. Më vonë ka kaluar në pronësi të familjes Buza. ...

HANI I HARAQISË

HANI I HARAQISË

Kompleksi Hani i Haraqisë gjendet në afërsi të Xhamisë së Hadumit, kjo dëshmon për vjetërsinë e këtyre objekteve. Objektet pjesën më të madhe të kohës kanë shërbyer si bujtinë (hotel), ku udhëtarët k...

KISHA KATOLIKE E SHËN ANTONIT (SHËN NDOUT)

KISHA KATOLIKE E SHËN ANTONIT (SHËN NDOUT)

Kisha e Shën Ndout gjendet në "Rrugën e katolikëve”, përballë Kishës së Shën Palit dhe Shën Pjetrit, në Gjakovë. Kisha e parë ishte ndërtuar më 1882 dhe quhej Kisha e Patër Milës, por ajo u shkatërrua...

Kulla e Ahmet Islamit

Kulla e Ahmet Islamit

Kulla gjendet në fshatin Dujakë të Gjakovës dhe është ndërtuar në shekullin XIX. Kulla është tipike e Rrafshit të Dukagjinit, që do të thotë se ka shërbyer për banim dhe fortifikim. Stili i ndërtimit ...

Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut

Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut

Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut gjendet në kompleksin e quajtur ”Bregu i Sarajeve”, në bërthamën e “Çarshisë së Madhe”, e ndërtuar rreth shek. XVIII-XIX. Gjatë themelimit të qytetit të Gjakovës, pas nd...

Kulla e Avdullah Pashë Drenit

Kulla e Avdullah Pashë Drenit

Kulla e Avdullah Pashë Drenit gjendet në hyrje të Çarshisë së Madhe, në afërsi të cilës ndodhen edhe Lapidari i Lidhjes së Prizrenit, Teqeja e Sheh Eminit, Shtëpia e Sulejman Vokshit, Kulla e Koshit, ...

Kulla e Hysni Koshit

Kulla e Hysni Koshit

Kulla e Hysni Koshit gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe, afër këtyre monumenteve: Teqeja e Sheh Ruzhdisë, Lapidari i Lidhjes së Prizrenit, Kulla e Sylejman Vokshit, Kulla e Avdullah Pashë Dreni...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.