Specifikat e Regjionit të Prishtinës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Prishtinës është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës.
Prishtina është një qytet i bukur e modern me tipare të trashëguara nga kultura antike: ilire, bizantine dhe të periudhës otomane.
Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth saj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare.Lexo më shumë

Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëra nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti, katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin "Justiniana sekonda". Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe Shkollës Normale, në gjithë kompleksin deri te pishina e Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës.

Prishtina, për më se një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Qyteti i vjetër i Prishtinës shtrihej në mes të dy lumenjve: Vellusha dhe Prishtina (Prishtevka), të cilat tani të mbuluar fshehin karakteristikat natyrore të qytetit të vjetër. Ndërsa bërthama e vjetër e qytetit me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën Katolike, Sinagonën dhe Çarshinë e Vjetër u shkatërrua përfundimisht nën pushtetin komunist në vitet '50.

Prishtina në regjionin e saj ka në përbërje 7 komuna: Prishtinën, Podujevën, Obiliqin, Drenasin, Lipjanin, Fushë Kosovën dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë të listuara gjithsej 118 objekte, prej të cilave: 51 profane, 27 sakrale dhe 35 utilitare.

Trafo e rrymës

Trafo e rrymës

Trafo e rrymës e ndërtuar në shek. XX. Është ndërtesë në funksion të nënstacionit si pjesë përbërëse e sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Kjo trafo e rrymës g...

Xhamia e Jashar Pashës

Xhamia e Jashar Pashës

Në aksin rrugor “Nazim Gafurri”, si pjesë integrale e ansamblit tradicional arkitekturor të Xhamisë së Çarshisë, Shatërvanit, Muzeut të Kosovës, Sahat Kullës dhe Parkut Arkeologjik, tërësi e vendosur ...

Xhamia e Llapit

Xhamia e Llapit

Xhamia e Llapit ndodhet në pjesën periferike veriore të qendrës së vjetër të qytetit (Çarshia e Vjetër) të Prishtinës. Historikisht, është e njohur po ashtu me emrin Xhamia e Ramadanisë dhe i përket...

Xhamia e Mbretit (Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II, Xhamia e Madhe)

Xhamia e Mbretit (Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II, Xhamia e Madhe)

Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II gjendet në bërthamën e qytetit të vjetër të Prishtinës, në afërsi të Hamamit të Madh (shek. XV), Sahat Kullës (shek. XIX), ndërtesës së vjetër të Akademisë së Shkenc...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.