Specifikat e Regjionit të Prishtinës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Prishtinës është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës.
Prishtina është një qytet i bukur e modern me tipare të trashëguara nga kultura antike: ilire, bizantine dhe të periudhës otomane.
Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth saj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare.Lexo më shumë

Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëra nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti, katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin "Justiniana sekonda". Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe Shkollës Normale, në gjithë kompleksin deri te pishina e Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës.

Prishtina, për më se një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Qyteti i vjetër i Prishtinës shtrihej në mes të dy lumenjve: Vellusha dhe Prishtina (Prishtevka), të cilat tani të mbuluar fshehin karakteristikat natyrore të qytetit të vjetër. Ndërsa bërthama e vjetër e qytetit me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën Katolike, Sinagonën dhe Çarshinë e Vjetër u shkatërrua përfundimisht nën pushtetin komunist në vitet '50.

Prishtina në regjionin e saj ka në përbërje 7 komuna: Prishtinën, Podujevën, Obiliqin, Drenasin, Lipjanin, Fushë Kosovën dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë të listuara gjithsej 118 objekte, prej të cilave: 51 profane, 27 sakrale dhe 35 utilitare.

Sahat Kulla

Sahat Kulla

Sahat Kulla gjendet në bërthamën e zonës kulturo-historike të Prishtinës. Është ndërtesë me vlera kulturore, historike dhe arkitekturore e ndërtuar në shekullin XIX. Sahat Kulla gjendet në pjesën qend...

Shatërvani i vjetër

Shatërvani i vjetër

Shatërvani i qytetit gjendet në kompleksin e Prishtinës së vjetër, në pjesën qendrore të qytetit në fillim të rr. “Nazim Gafuri” dhe asaj “Zenel Salihi” në oborrin e Xhamisë së Çarshisë, përkatësisht ...

Shkolla e parë shqipe

Shkolla e parë shqipe

Ndërtesa e shkollës së parë shqipe gjendet në pjesën perëndimore të qendrës historike të Prishtinës, në trekëndëshin që e formojnë rrugët “Trepça” dhe “Ilir Konushevci”. Ndërtesa me etazhitet P+1 ësht...

Shkolla fillore

Shkolla fillore "Elena Gjika"

Ndërtesa e shkollës fillore 'Elena Gjika' gjendet në këndin që lidhë rrugën 'Zenel Salihu' dhe rrugën ish 'Emin Duraku', që shtrihen në kufijtë e zonës historike të qytetit të Prishtinës. Shkolla fil...

Shtëpi banimi - Ish Akademia e Shkencave dhe e Arteve - Kosovë

Shtëpi banimi - Ish Akademia e Shkencave dhe e Arteve - Kosovë

Shtëpia daton që nga shek. XIX dhe paraqet shembull të rrallë të arkitekturës së vjetër qytetare të banimit. Të dhënat flasin se shtëpia ishte njëra prej bujtinave të shumta në Prishtinë. Ishte pronë...

Shtëpi banimi - Luan Rudi

Shtëpi banimi - Luan Rudi

Shtëpia e Luan Rudit i përket fundit të shek. XVIII dhe gjendet në rrugën “Tringë Smajli” në qendër të Prishtinës. Funksioni fillestar ishte banimi, mirëpo gjatë kohës përdhesja është shndërruar në ha...

Shtëpi banimi - Muhamet Hasani

Shtëpi banimi - Muhamet Hasani

Në Komunën e Prishtinës, në fshatin Keqekollë, gjendet shtëpia e banimit njëkatëshe e ndërtuar në shek. XVIII, që i takon tipit të banesave me kat me qoshk qendror të mbyllur. Shtëpia është vendosur n...

Shtëpi banimi (IMMK)

Shtëpi banimi (IMMK)

Shtëpia ku sot është i vendosur Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës daton nga gjysma e dytë e shekullit XIX. U ndërtua nga Maliq Pasha, një zotëri feudal nga Kosova, dhe sot është në mbroj...

Shtëpi banimi e Hyjnilerëve

Shtëpi banimi e Hyjnilerëve

Shtëpia e Hyjnilerëve i përket tipit të shtëpive qytetare të ndërtuara kah fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XX. Pjesa qendrore e shtëpisë është divanhanja në të cilën arrihet prej përdheses për...

Tjerrtorja-lokaliteti neolitik (Vendzbulimi i Hyjneshës në Fron)

Tjerrtorja-lokaliteti neolitik (Vendzbulimi i Hyjneshës në Fron)

Lokaliteti neolitik i njohur me emrin Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile TJERRTORJA, gjatë viteve ’50, andaj dhe është emër...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.