Specifikat e Regjionit të Prishtinës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Prishtinës është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës.
Prishtina është një qytet i bukur e modern me tipare të trashëguara nga kultura antike: ilire, bizantine dhe të periudhës otomane.
Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth saj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare.Lexo më shumë

Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëra nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti, katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin "Justiniana sekonda". Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe Shkollës Normale, në gjithë kompleksin deri te pishina e Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës.

Prishtina, për më se një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Qyteti i vjetër i Prishtinës shtrihej në mes të dy lumenjve: Vellusha dhe Prishtina (Prishtevka), të cilat tani të mbuluar fshehin karakteristikat natyrore të qytetit të vjetër. Ndërsa bërthama e vjetër e qytetit me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën Katolike, Sinagonën dhe Çarshinë e Vjetër u shkatërrua përfundimisht nën pushtetin komunist në vitet '50.

Prishtina në regjionin e saj ka në përbërje 7 komuna: Prishtinën, Podujevën, Obiliqin, Drenasin, Lipjanin, Fushë Kosovën dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë të listuara gjithsej 118 objekte, prej të cilave: 51 profane, 27 sakrale dhe 35 utilitare.

Kompleks Banimi -

Kompleks Banimi - "Etnoteatri"

Ky kompleks banimi është ndërtuar në fund të shek. XIX dhe përbëhet nga këto ndërtesa: - Shtëpia e banimit P+K - Shtëpiae banimit P+0 - Plemja Ndërtesat janë të organizuara rreth një boshti ...

Kompleks banimi

Kompleks banimi "Emin Gjiku" - Muzeu Etnologjik

Kompleksi i banimit “Emin Gjiku” gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, në verilindje të përfundimit të qendrës aktuale të qytetit, afër Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltan Mehmet ...

Kompleksi i Çarshisë së vjetër në Prishtinë me Çarshi Xhaminë, Xhaminë e Jashar Pashës, Shatërvanin e Vjetër, Sahat Kullën dhe Muzeun e Kosovës

Kompleksi i Çarshisë së vjetër në Prishtinë me Çarshi Xhaminë, Xhaminë e Jashar Pashës, Shatërvanin e Vjetër, Sahat Kullën dhe Muzeun e Kosovës

Ky kompleks përfshin një grup të ndërtesave urbane të ndërtuara prej shek. XIV deri në shek. XIX. Të gjitha këto ndërtesa janë të vendosura në bërthamën e zonës historike të qytetit të Prishtinës. ...

Lokalitetet arkeologjike Plandishtë dhe Shevarikë në  Bërnicë të Poshtme

Lokalitetet arkeologjike Plandishtë dhe Shevarikë në Bërnicë të Poshtme

Lokaliteti i periudhës së bronzit të vonë- hekurit të hershëm të Bërnicës së Poshtme ndodhet rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, e pozicionuar përkrah rrugës Prishtinë-Podujevë (Besianë). Ky l...

Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Bardhosh

Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Bardhosh

Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e h...

Lokaliteti Arkeologjik Neolitik 'Te arat Kovaçe' në Barilevë

Lokaliteti Arkeologjik Neolitik 'Te arat Kovaçe' në Barilevë

Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Njoftimet e para për vlerën e këtij lokali...

Manastiri i Graçanicës

Manastiri i Graçanicës

Manastiri i Graçanicës gjendet në bregun e majtë të lumit Graçanka, në jug të Prishtinës. Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjërës Mari, e cila kishë ishte ndë...

Municipium Ulpiana-Justiniana Secunda

Municipium Ulpiana-Justiniana Secunda

Lokaliteti antik romak dhe bizantin i Ulpianës është pa mëdyshje njëra nga qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Gadishullit Ilirik. Shtrirja pranë depozitimeve minerare...

Muzeu i Kosovës

Muzeu i Kosovës

Ndërtesa monumentale eklektike "Muzeu i Kosovës" (Konaku i Jashar Pashës), gjendet në zonën e ngushtë historike të qytetit të Prishtinës në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar rreth viteve 1885...

Nekropolë mesjetare në Matiqan-Bregu i Ajetit

Nekropolë mesjetare në Matiqan-Bregu i Ajetit

Dikur fshati Matiqan, sot paralagje e Prishtinës, është i njohur në literaturën arkeologjike me rastin e evidentimit dhe dokumentimit të një nekropoli në pjesën e njohur si Matiqan i Poshtëm, i cili n...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.