Specifikat e Regjionit të Prishtinës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Prishtinës është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës.
Prishtina është një qytet i bukur e modern me tipare të trashëguara nga kultura antike: ilire, bizantine dhe të periudhës otomane.
Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth saj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare.Lexo më shumë

Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëra nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti, katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin "Justiniana sekonda". Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe Shkollës Normale, në gjithë kompleksin deri te pishina e Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës.

Prishtina, për më se një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Qyteti i vjetër i Prishtinës shtrihej në mes të dy lumenjve: Vellusha dhe Prishtina (Prishtevka), të cilat tani të mbuluar fshehin karakteristikat natyrore të qytetit të vjetër. Ndërsa bërthama e vjetër e qytetit me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën Katolike, Sinagonën dhe Çarshinë e Vjetër u shkatërrua përfundimisht nën pushtetin komunist në vitet '50.

Prishtina në regjionin e saj ka në përbërje 7 komuna: Prishtinën, Podujevën, Obiliqin, Drenasin, Lipjanin, Fushë Kosovën dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë të listuara gjithsej 118 objekte, prej të cilave: 51 profane, 27 sakrale dhe 35 utilitare.

Arkivi i Prishtinës

Arkivi i Prishtinës

Ndërtesa e Arkivit Qendror të Prishtinës (AQP-së), ish-Shkolla e Mesme Teknike, gjendet në zonën e parë të trashëgimisë kulturo-historike të qytetit të Prishtinës. Viti i saktë i ndërtimit nuk dihet,...

Biblioteka

Biblioteka "Hivzi Sylejmani"

Ndërtesa e Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sylejmani” sipas mbishkrimit në fasadë daton prej vitit 1930. Funksioni fillestar ishte banimi dhe shtëpia ishte pronë e një tregtari me prejardhje hebreje Jov...

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “r...

Çarshi Xhamia - Xhamia e Gurit

Çarshi Xhamia - Xhamia e Gurit

Xhamia e Çarshisë gjendet në kompleksin e Prishtinës së vjetër, në pjesën qendrore të qytetit në fillim të rrugës “Nazim Gafuri” dhe asaj “Zenel Salihu”, përkatësisht në anën perëndimore të objektit t...

Cezmja - në Sheshin e Dr.

Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova"

Çezma ka formë drejtkëndëshi dhe është e orientuar verilindje-jugperëndim. Është e murosur me gurë të formësuar të lidhur me llaç gëlqeror të bardhë. Në pjesën jugperëndimore ngrihet govata si pjesë p...

Gjimnazi

Gjimnazi "Sami Frashëri"

Gjimnazi “Sami Frashëri” gjendet në zonën historike të qytetit të Prishtinës, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar në vitin 1950, që asokohe konsiderohej si një qendër moderne. Gjimnazi “Sam...

Hamami i Madh

Hamami i Madh

Hamami i Madh në Prishtinë është monument i rëndësishëm dhe gjendet në një ansambël po aq të rëndësishëm urban në qendër të Prishtinës. Afërsia me tri xhamitë historike, Sahat Kullën, me disa shtëpi n...

Ish Hotel Unioni

Ish Hotel Unioni

Ndërtesa e ish-Hotel “Union”, aktualisht ndërtesë e Qendrës Tregtare “Benetton”, është një prej shembujve të ndërtesave të shquara të stilit arkitektonik të modernizmit, në periudhën e ndikimit austro...

Ish Spitali i TBC - Ministria e Shëndetsisë

Ish Spitali i TBC - Ministria e Shëndetsisë

Ndërtesa P+1 në të cilën vepron Ministria e Shëndetësisë është ndërtuar në shek. XX dhe gjendet në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Ndërtesa i takon arkitekturës së periudhës së modernizmit me elemente ...

Kalaja e Veletinit

Kalaja e Veletinit

Fortesa e Veletinit, ndodhet rreth pesë kilometër në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 kilometër në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.