Specifikat e Regjionit të Pejës (Trashëgimia Kulturore)

Regjioni i Pejës përfshin komunën e Junikut, Deçanit, Istogut, komuna këto që janë të pasura me trashëgimi arkeologjike dhe arkitekturore, të cilat janë të mbrojtura dhe të ruajtura nga lashtësia dhe dëshmojnë për veçori të lidhura ngushtë me historinë, format relievore të terrenit dhe materialet lokale. Objektet historike që janë nën mbrojtje janë nën përkujdesjen e QRTK-së së Pejës.Lexo më shumë

Ky regjion përvetëson edhe ekzemplarë të trashëgimisë së luajtshme në treva të ndryshme, pastaj trashëgiminë shpirtërore, e cila lidhet me veçoritë lokale të jetës së përditshme dhe dëshmon për kulturën, historinë dhe traditën tonë. Regjioni i Pejës ka të identifikuara 856 monumente të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, prej të cilave 29 janë lokalitete arkeologjike, 74 monumente sakrale, 736 monumente të natyrës profane e utilitare, 7 eksponate të trashëgimisë së luajtshme,10 shembuj të trashëgimisë shpirtërore, 1 ngjarje historike, 7 peizazhe natyrore dhe 6 lisa.

Xhamia e Deçanit

Xhamia e Deçanit

Historiku i Xhamisë së Deçanit Kosova-Deçani me rrethinë paraqet një thesar të pasurisët monumenteve kulturo-historike t periudhave të ndryshme të cilat dallohen për llojllojshmërinë, kualitetin dh...

Xhamia e Xhylfahatunit

Xhamia e Xhylfahatunit

Xhamia e Xhylfatynit-Pejë Xhamia e Xhylfatynit ndodhet në lagjen “Karagaqi” në Pejë dhe është ndërtuar në vitin 1697, përkatësisht në periudhën osmane. Emri i kësaj xhamie ndërlidhet me legje...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.