Specifikat e Regjionit të Pejës (Trashëgimia Kulturore)

Regjioni i Pejës përfshin komunën e Junikut, Deçanit, Istogut, komuna këto që janë të pasura me trashëgimi arkeologjike dhe arkitekturore, të cilat janë të mbrojtura dhe të ruajtura nga lashtësia dhe dëshmojnë për veçori të lidhura ngushtë me historinë, format relievore të terrenit dhe materialet lokale. Objektet historike që janë nën mbrojtje janë nën përkujdesjen e QRTK-së së Pejës.Lexo më shumë

Ky regjion përvetëson edhe ekzemplarë të trashëgimisë së luajtshme në treva të ndryshme, pastaj trashëgiminë shpirtërore, e cila lidhet me veçoritë lokale të jetës së përditshme dhe dëshmon për kulturën, historinë dhe traditën tonë. Regjioni i Pejës ka të identifikuara 856 monumente të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, prej të cilave 29 janë lokalitete arkeologjike, 74 monumente sakrale, 736 monumente të natyrës profane e utilitare, 7 eksponate të trashëgimisë së luajtshme,10 shembuj të trashëgimisë shpirtërore, 1 ngjarje historike, 7 peizazhe natyrore dhe 6 lisa.

Bajrakli xhamia

Bajrakli xhamia

Në bërthamën e Çarshisë së vjetër në Pejë, ku më parë ishte tregu i hapur, karakteristikë kjo e qyteteve shqiptare, u ndërtua Bajrakli Xhamia. Donator i kësaj xhamie është Mehmet Fatihu i cili e finan...

Hamam Xhamia

Hamam Xhamia

Hamam Xhamia është ndërtuar rreth vitit 1587. Ajo gjendet në pjesën e vjetër të qytetit në lagjen e “Haxhi Zekës”, afër Hamamit të Haxhi beut dhe ndërtesës së Shkollës së parë shqipe në Pejë. Xhamia...

Kisha e Zonjës së Bekuar

Kisha e Zonjës së Bekuar

Në të djathtë të rrugës Pejë-Deçan, në fshatin Bellopojë, gjendet kisha kushtuar Zonjës së Bekuar, e ndërtuar në fund të shekullit XIX. Kjo kishë ortodokse është një rindërtim i realizuar mbi themelet...

Kisha varrezore e Shën Jeremisë

Kisha varrezore e Shën Jeremisë

Në fshatin Gorazhdevc, banuar me minoritetin serb në komunën e Pejës, gjendet e ndërtuar Kisha e Shën Jeremisë. Kisha i takon tipit të trarit, ndërtuar nga druri i bungut, e ruajtur relativisht mirë. ...

Kompleksi i mullirit të Haxhi Zekës

Kompleksi i mullirit të Haxhi Zekës

Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës Kompleksi Mulliri i Haxhi Zekës gjendet në pjesën veriore të qytetit, afër Tregut të Vjetër. Kompleksi i Mullirit, sipas të dhënave kadastrale të vitit 1934, ish...

Konaku i Haki Spahiut

Konaku i Haki Spahiut

Konaku i Haki Spahiut Konaku P+1 është pjesë përbërëse e kompleksit të familjes së Spahive, ku pos konakut pjesë përbërëse e kompleksit të banimit ishin edhe disa objekte që zhvillohen në katin për...

Konaku i Jashar Pashës

Konaku i Jashar Pashës

Konaku i Jashar Pashës Në bërthamën e të qytetit, përkatësisht në pjesën e zgjeruar të Çarshisë, në pjesën e dytë të shek. XIX, në vitin 1850, Haxhi Zeka filloi ndërtimin e konakut. Pas vitit 190...

Konaku i Tahir Beut

Konaku i Tahir Beut

Konaku i Tahir Beut gjendet në Pejën e vjetër, i ndërtuar në vitin 1800. Deri në vitin 1960 ishte në qendër të qytetit (ndërmjet objektit të komunës dhe postës), madje u bart në Sheshin “Haxhi Zeka”,...

Kulla e Ali Bajraktarit

Kulla e Ali Bajraktarit

Kulla e Ali Bajraktarit Në qendër të fshatit Vranoc në kompleksin e kullave gjendet kulla e atdhetarit të çështjes kombëtare shqiptare Ali Bajraktari, e cila daton nga gjysma e dytë e shek. XVIII. ...

Kulla e Binak Dinës

Kulla e Binak Dinës

Kulla e Binak Dinës, Raushiq-Pejë Në dalje të fshatit Raushiq gjendet kulla trekatëshe (sipas njësimit të popullit) e Binak Dinës, e realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kulla është ndërtuar...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.