Specifikat e Regjionit të Mitrovicës (Trashëgimia Kulturore)

Regjioni i Mitrovicës përfshin komunën e Vushtrrisë, Skenderajt, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit. Të rralla janë viset në të cilat njerëzit, si në regjionin e Mitrovicës, kanë lënë aq shumë gjurmë të kulturës së vet materiale e shpirtërore dhe të zhvillimit të vet krijues, sidomos kur është fjala për fillet e para të ekzistimit të vetë komunave në fjalë. Ky regjion në fillim ishte me vendbanime neolitike, romake, mesjetare, qyteza (kasabe) të periudhës otomane, qyteza zejtare-tregtare dhe së fundi Mitrovica njihet si qytet industrial bashkëkohor.Lexo më shumë

Përveç trashëgimisë së paluajtshme arkeologjike dhe arkitektonike që dëshmojnë jetesën në periudha historike është edhe trashëgimia e luajtshme dhe ajo shpirtërore, që sot e hasim në koleksionet muzeore dhe arkivat e regjionit dhe tek koleksionuesit privatë. Trashëgimia kulturore arkeologjike, arkitektonike, e lëvizshme dhe shpirtërore janë dëshmi të gjalla për kohët e kaluara dhe për historinë e bujshme politike e kulturore, jo vetëm si njohuri për të kaluarën por edhe si krahasim me kohën e tashme.

Regjioni i Mitrovicës në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme ka të listuara gjithsej 164 asete, prej te cilave 39 eksponate te luajtshme dhe 125 te paluajtshme prej nga 39 janë rezervate arkeologjike, 8 ansamble arkeologjike, 78 ansamble arkitekturore, përkatësisht 87 me karakter profan, 34 te natyrës sakrale dhe 4 utilitare.

Teqja e Jonuz Efendisë

Teqja e Jonuz Efendisë

Në fshatin Suhadoll i ulet, ne një distancë prej afro 5 km, nga qyteti i Mitrovicës gjendet teqja (sipas njësimit ne popull) e Januz Jonuzit. Në vitin 1883 Januz Sabri Jonuzaj, kishte ardhur nga Stam...

Xhamia e Mazhiqit  me Varre

Xhamia e Mazhiqit me Varre

Në rrugën Mitrovicë – Podujevë, në kilomertrin e trembëdhjetë, larg Mitrovicës, në fshatin Mazhiq gjendet Xhamia me Varre e njohur me emrin Xhamia e Trepçës. Xhamia e Trepçës me varrezat, paraqet mbe...

Xhamia në Vllahi

Xhamia në Vllahi

Në fshatin Vllahi, i cili ndodhet 20 kilometra në veri të Mitrovicës, gjendet xhamia e Vllahisë. Me përhapjen e fesë islame filloi të paraqitet edhe kultura dhe arti islam. Në arkitekturën e xhamive ...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.