Specifikat e Regjionit të Mitrovicës (Trashëgimia Kulturore)

Regjioni i Mitrovicës përfshin komunën e Vushtrrisë, Skenderajt, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit. Të rralla janë viset në të cilat njerëzit, si në regjionin e Mitrovicës, kanë lënë aq shumë gjurmë të kulturës së vet materiale e shpirtërore dhe të zhvillimit të vet krijues, sidomos kur është fjala për fillet e para të ekzistimit të vetë komunave në fjalë. Ky regjion në fillim ishte me vendbanime neolitike, romake, mesjetare, qyteza (kasabe) të periudhës otomane, qyteza zejtare-tregtare dhe së fundi Mitrovica njihet si qytet industrial bashkëkohor.Lexo më shumë

Përveç trashëgimisë së paluajtshme arkeologjike dhe arkitektonike që dëshmojnë jetesën në periudha historike është edhe trashëgimia e luajtshme dhe ajo shpirtërore, që sot e hasim në koleksionet muzeore dhe arkivat e regjionit dhe tek koleksionuesit privatë. Trashëgimia kulturore arkeologjike, arkitektonike, e lëvizshme dhe shpirtërore janë dëshmi të gjalla për kohët e kaluara dhe për historinë e bujshme politike e kulturore, jo vetëm si njohuri për të kaluarën por edhe si krahasim me kohën e tashme.

Regjioni i Mitrovicës në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme ka të listuara gjithsej 164 asete, prej te cilave 39 eksponate te luajtshme dhe 125 te paluajtshme prej nga 39 janë rezervate arkeologjike, 8 ansamble arkeologjike, 78 ansamble arkitekturore, përkatësisht 87 me karakter profan, 34 te natyrës sakrale dhe 4 utilitare.

Kullë e Halim Miftarit

Kullë e Halim Miftarit

Në lagjen “Miftaraj” të fshatit Vllahi, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Halim Miftarit. Sipas të dhënave të marra, kulla është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit ...

Lokaliteti arkeologjik neolitik-Fafos

Lokaliteti arkeologjik neolitik-Fafos

Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve (FAFOS). Është hulumtuar në periudhën kohore në vitin 1955 dhe në viti...

Ndërtesa e Hamamit të Vjetër

Ndërtesa e Hamamit të Vjetër

Hamami i Qytetit gjendet në Bulevardin Shemsi Ahmeti pa numër, ish bërthama e vjetër e qytetit aty pranë objekteve të tjera të cilat kanë përbërë dikur qendrën e qytetit. Hamami i Qytetit u ndërtua n...

Shtëpi banimi - Shtëpia e Xhafer Devës

Shtëpi banimi - Shtëpia e Xhafer Devës

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit. Kjo ndërtesë i takon shek XIX. Shtëpia fillimisht kishte karakter banimi. Ky objekt kryesisht e ka ruajtur gjendjen fil...

Shtëpi Banimi e Asim Leniqit

Shtëpi Banimi e Asim Leniqit

Në zonën e qytetit të përfshirë në planin rregullativ “Qendra” gjendet objekti rezidencial urban (P+1). Në qytet, kjo ndërtesë është e njohur si Shtëpia e Asim Leniqit. Në kujtesën e qytetarëve mbahe...

Shtëpi Banimi e Mirsat Feratit

Shtëpi Banimi e Mirsat Feratit

Në bërthamën e qytetit të Mitrovicës gjendet shtëpia e banimit me pronar Mirsad Feratin. Shtëpia është ndërtuar në shek. XX. Shtëpia me etazhe P+1 ka pasur funksion banimi. Deri në luftën e fundit ...

Shtëpia e Familjes Koroglu

Shtëpia e Familjes Koroglu

Në popull e njohur si Kaçamak Mëhallë, jo larg nga qendra e vjetër e qytetit të Mitrovicës, në oborrin e gjërë, gjendet shtëpia e familjes Koroglu. Sipas të dhënave shtëpia është ndërtuar rreth gjysmë...

Shtëpia e Shoqatës së Gjyetarëve

Shtëpia e Shoqatës së Gjyetarëve

Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU të Mitrovicës, gjendet objekti i njohur si Shtëpia e Gjuetarëve. Ndërtesa u ndërtua në shek. XX, gjerësisht në vitet 1932-’33. Ndërtesa ka pasur f...

Shtëpia e Xhafer Devës

Shtëpia e Xhafer Devës

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në qendër të qytetit, gjegjësisht në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës, dhe atë mu pranë objekteve dhe institucioneve qendrore të qytetit. Shtëpia ...

Teqja e Hafuz Halil Mripës

Teqja e Hafuz Halil Mripës

Teqeja e Hafiz Halil Mripës, ndodhet në hyrje të fshatit Suhodoll i Poshtëm, larg 5 km nga qyteti i Mitrovicës. Hafiz Halil efendi Mripa (1892-1967), deri sa ishte në jetë, kishte shërbyer në teq...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.