Specifikat e Regjionit të Mitrovicës (Trashëgimia Kulturore)

Regjioni i Mitrovicës përfshin komunën e Vushtrrisë, Skenderajt, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit. Të rralla janë viset në të cilat njerëzit, si në regjionin e Mitrovicës, kanë lënë aq shumë gjurmë të kulturës së vet materiale e shpirtërore dhe të zhvillimit të vet krijues, sidomos kur është fjala për fillet e para të ekzistimit të vetë komunave në fjalë. Ky regjion në fillim ishte me vendbanime neolitike, romake, mesjetare, qyteza (kasabe) të periudhës otomane, qyteza zejtare-tregtare dhe së fundi Mitrovica njihet si qytet industrial bashkëkohor.Lexo më shumë

Përveç trashëgimisë së paluajtshme arkeologjike dhe arkitektonike që dëshmojnë jetesën në periudha historike është edhe trashëgimia e luajtshme dhe ajo shpirtërore, që sot e hasim në koleksionet muzeore dhe arkivat e regjionit dhe tek koleksionuesit privatë. Trashëgimia kulturore arkeologjike, arkitektonike, e lëvizshme dhe shpirtërore janë dëshmi të gjalla për kohët e kaluara dhe për historinë e bujshme politike e kulturore, jo vetëm si njohuri për të kaluarën por edhe si krahasim me kohën e tashme.

Regjioni i Mitrovicës në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme ka të listuara gjithsej 164 asete, prej te cilave 39 eksponate te luajtshme dhe 125 te paluajtshme prej nga 39 janë rezervate arkeologjike, 8 ansamble arkeologjike, 78 ansamble arkitekturore, përkatësisht 87 me karakter profan, 34 te natyrës sakrale dhe 4 utilitare.

Enti për punësim

Enti për punësim

Enti për Punësim (Qendra Rajonale për Punësim – Mitrovicë) Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU-së në Mitrovicë gjendet ndërtesa e njohur në popullatë si ndërtesa e Entit të Punësimit. Ob...

Hotel

Hotel "Jadran"

Ndërtesa e Ish Hotel “Jadran”, ndodhet në qendër të qytetit, në Sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kjo ndërtesë është e ndërtuar në vitin 1928. Objekti është investim i familjes pasanike Zharkov...

Kisha Katolike

Kisha Katolike "Shën Pjetri"

Bazilika - Kisha Katolike – Shën Pjetri gjendet rreth 9 km në lindje të qytetit të Mitrovicës, në Stan-Tërg, komuna e Mitrovicës. Kisha katolike Shën Pjetrit është monument sakral. Është ndërtim i s...

Kisha Katolike në Vinarc të epërm

Kisha Katolike në Vinarc të epërm

Në fshatin Vinarc, i cili gjendet 7-8 km larg Mitrovicës, gjendet Kisha Mortore, e ndërtuar (sipas disa hulumtimeve të papublikuara) në shek. XVIII nga mjeshtrit vendorë, me materiale vendore, për ...

Kulla e Asllan Tupellës

Kulla e Asllan Tupellës

Në lagjen e “Tupellëve” të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Asllan Tupellës. Sipas të dhënave të marra nga Ferat Asllan Tupella (1947) thuhet se...

Kulla e Imer Imerit

Kulla e Imer Imerit

Kulla e Ymer Ymerit gjendet në “Mëhallën e mesme” të fshatit Rahovë, fshat ky që shtrihet në zonën e Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës. Kulla është ndërtuar në fundin e shek. XIX. Hapësira ku n...

Kulla e Sali Kajtazit

Kulla e Sali Kajtazit

Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sali Kajtazit. Sipas të dhënave të marra nga Xhafer (Ramë) Kajtazi, vëllai i S...

Kulla e Sefedin Zasellës

Kulla e Sefedin Zasellës

Në terrenin me rënie të lehtë në lagjen e “Abazëve” në fshatin Zasellë, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sefedin Zasellës. Sipas të dhënave të marra nga Ibrah...

Kulla e Tupellëve

Kulla e Tupellëve

Jo larg qendrës së qytetit, në rrugën “Marie Shllaku”, pa numër, gjendet objekti profan urban, kulla me etazhitet P+1, në popull e njohur si Kulla e Tupellëve. Kulla është ndërtuar nga Haxhi Fazli Tu...

Kulla ne Zhazhe - Kulla e Hajzer Ahmet Pecit

Kulla ne Zhazhe - Kulla e Hajzer Ahmet Pecit

Në lagjen “Smaka” të fshatit Zhazhë, komuna e Zveçanit, gjendet kulla e Hajzer Ahmet Pecit. Fshati Zhazhë nga qyteti i Mitrovicës gjendet në distancë 10 km, ndërsa nga komuna e Zveçanit 7 km. Kull...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.