Kulla e Sefedin Zasellës (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Në terrenin me rënie të lehtë në lagjen e “Abazëve” në fshatin Zasellë, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sefedin Zasellës. Sipas të dhënave të marra nga Ibrahim Sefedin Abazi, kjo kullë është ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, dhe është ndërtuar në të njëjtin vit kur është ndërtuar Kazerma e Vjetër në Mitrovicë, e që i takon shek. XIX. Kulla ka funksion banimi. Kati përdhese ka dy hapësira për përgatitjen e ushqimit gjatë ditës, dhe një hapësirë për ruajtjen e ushqimit familjar. Kati i sipërm ka tri dhoma, dy dhoma gjumi, ku në kuadër të njërës dhomë është edhe hamamxhiku. Gurët për ndërtimin e kullës janë marrë te livadhi siç e quajnë fshatarët “Livadhi i cekllit”. Kulla ka kryer funksione të shumta. Ka shërbyer si vend për bashkimin e lagjes për të zhvilluar lojëra të ndryshme kulturo-artistike dhe mbajtjen e shumë ceremonive të jetës shoqërore. Kulla e ngritur mbi themele guri, me mure konstruktive, me blloqe të latuara, arrin etazhin (S+K). Konstruksionet e meskatit, kulmit dhe tavanit janë nga druri. Hapjet për ndriçim janë dritaret katër këndore me kornizë me blloqe guri. Dera e hyrjes në pjesën e sipërme përfundon me hark të formësuar nga gurët. Kulmi katër faqësor është i mbuluar me tjegulla tradicionale. Zemërgjerësia dhe bujaria e pronarit të kullës, Sefedin Zasella, ia shton vlerën sociale objektit në fjalë. Me fillimin e përhapjes së Abetares në gjuhën shqipe në këtë kullë janë ruajtur ekzemplarët për rajonin e Shalës. Kulla ishte e banuar deri në vitin 2003. Edhe në periudhën e luftës ka shërbyer si vendstrehim për refugjatë. Në kullë nuk hasim në intervenime të tjera nga koha e ndërtimit, në përjashtim të kornizave të hapësirave të ndriçimit. Gjendja në të cilën gjendet kulla nuk është e mirë, është duke shkuar drejt një shkatërrimi, nuk banon askush dhe ajo tani ka funksion ahuri.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 004009

Emri: Kulla e Sefedin Zasellës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: N.A.

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Zasellë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës: f.sh. Zasellë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.