Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova" (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015

Historiku

Çezma ka formë drejtkëndëshi dhe është e orientuar verilindje-jugperëndim. Është e murosur me gurë të formësuar të lidhur me llaç gëlqeror të bardhë. Në pjesën jugperëndimore ngrihet govata si pjesë përbërëse e çezmës. Çezma ka formë katërkëndëshi me dimensione: lartësia 0.76 m, gjerësia 0.80 m dhe gjatësia 1.33 m. Govata ka formë të gjysmërrethit me dimensione: 1.10 m x 0.50 m. Govata është e ngritur me pllaka gurësh të varreve të ripërdorura (spoli), disa prej të cilave ruajnë mbishkrime epitafesh të shkruara në alfabetin arab. Pllaka qendrore e govatës është katrore dhe ka brinjë të theksuara me gravim në formë të vijës zigzage në mes, me një motiv bimor, prej mesit të së cilës del uji. Datimin e vështirëson gjymtimi i objektit sikurse edhe shkatërrimi i shtresave kulturore gjatë ndërtimeve të viteve ‘50 të shek. XX. Por, gjykuar nga llaçi i çimentos, me të cilin është ngritur pllaka e govatës në anën e poshtme, mund të thuhet që kroi është ngritur në gjysmën e parë të shek. XIX dhe paraqet njërin nga dhjetëra krojet publike të qytetit të Prishtinës. Gjatë viteve ‘50 të shek. XX në afërsi të kroit janë gjetur themelet e një xhamie dhe copa gurësh plastikë mermeri (pjesë varresh), të zvarritur e të dëmtuar.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003591

Emri: Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova"

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Prishtinë

Lokaliteti: Sheshi Dr. Ibrahim Rugova

Kodi Postar: 10000

Emri i rrugës: Bulevadri Nënë Tereza

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.