Mulliri i Hakiut në Verbicë të Zhegocit (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015

Historiku

Mulliri ndodhet në rrjedhën e lumit të Verbicës, i cili derdhet në lumin Sitnicë afër Lipjanit. Më saktë, ndodhet në lagjen e “Bislimajve”, pasi që fshati Verbicë është i ndarë në lagje të shpërndara, larg njëra-tjetrës. Mullirin e kishte ndërtuar Zejnullah Deliu, babai i pronarit të sotëm, Haki Deliut, në vitin 1925. Mulliri ka vetëm një kat. Është i ndërtuar me gurë të parregullt të lidhur me llaç, dritare me kornizë druri, dhe kulm me konstruksion druri të mbuluar me tjegulla të vjetra-qeramidhe. Mulliri ka vetëm një kthinë dhe një gur për bluarje. Në këtë mulli, përpos verbicasve, kanë bluar edhe banorë të fshatrave të tjera. Pas vitit 1990, mullirit i është shembur kulmi katërujor, i cili është zëvendësuar më vonë nga pronari me kulm dyujor. Gjatë luftës së vitit 1999 mulliri shërbeu për nevoja të banorëve dhe UÇK-së. Familja Deliu traditën e bluarjes e vazhdon edhe sot, bile ruan një mulli dore që e kishin përdorur qysh para ndërtimit të mullirit. Sot, mulliri njihet si Mulliri i Hakiut, djalit të Zejnullah Deliut.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003581

Emri: Mulliri i Hakiut në Verbicë të Zhegocit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Verbicë e Zhegocit

Lokaliteti: Në fshat

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.