Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Varosh (Ferizaj)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2015

Historiku

Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Megjithëse këtu akoma nuk janë zhvilluar sondazhe arkeologjike, në disa raste kanë dalë gjurmë të fragmenteve të ndryshme të qeramikës neolitike, kryesisht zbuluar rastësisht gjatë punimeve bujqësore të tokave; material ky në pjesën më të madhe i lëvizshëm arkeologjik që dëshmon gjurmët e një vendbanimi të hapur tipik neolitik të të dy kulturave, si të Starçevës ashtu dhe të Vinçës. Gjatë vitit 2011, në disa parcela të këtij lokaliteti arkeologjik u zhvilluan disa incizime gjeofizike, të cilat reflektuan struktura të nëndheshme që mbase mund të indikojnë gjurmë të “banesave” neolitike.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003443

Emri: Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Varosh

Klasa: Lokalitet Arkeologjik

Institucioni: MKRS

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Ferizaj

Qyteti/Fshati: Varosh

Lokaliteti: Musa

Kodi Postar: 70040

Emri i rrugës: Nuk ka

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkeologjike

Periudha: Neolit

Shekulli:

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.