Enti për punësim (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Enti për Punësim (Qendra Rajonale për Punësim – Mitrovicë) Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU-së në Mitrovicë gjendet ndërtesa e njohur në popullatë si ndërtesa e Entit të Punësimit. Objekti u ndërtua në vitet ’30 të shek. XX. Objekti u ndërtua nga familja Deva me destinim banimi për familjarët Deva, të cilët nuk arritën ta shfrytëzojnë për kohë të gjatë. Prona në fjalë u konfiskua nga Komuna në vitet ’50 të shek. XX dhe që nga ajo kohë ajo u destinua për shërbime administrative të Komunës, duke filluar si stacion policor i xhandarmërisë, e më pastaj si Enti për Punësim i Mitrovicës, sot Qendra Rajonale për Punësim. Për nga stili i ndërtimit, ky objekt i përket arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe shquhet me elemente arkitektonike në eksterier – pilastrat në fasada ballore dhe nënkulmin të ekzekutuar në formë Mansardi. Stili i ndërtimit të këtij objekti paraqet kthesë radikale të kalimit nga ndërtimi i objekteve me ndikim të arkitekturës të stilit oriental në ndërtim të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane të kohës. Përveç disa intervenimeve në enterier, ky objekt në eksterier dhe fasadë ka ruajtur origjinalitetin e vet.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003375

Emri: Enti për punësim

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Mitrovicë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.