Gjimnazi "Sami Frashëri" (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015

Historiku

Gjimnazi “Sami Frashëri” gjendet në zonën historike të qytetit të Prishtinës, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar në vitin 1950, që asokohe konsiderohej si një qendër moderne. Gjimnazi “Sami Frashëri” njihet si një ndër shkollat më të vjetra të mesme në Kosovë dhe në Prishtinë në gjuhën shqipe, i ndërtuar në vendin ku në vitin 1913 gjendej shkolla e mesme turke. Përpjekjet për hapjen e një shkolle të mesme në Prishtinë datojnë që nga gjysma e dytë e shek. XIX, pra nga faza e dytë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ose nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Rilindësit bënë çdo përpjekje që në shkollat ekzistuese të asaj kohe të mësohej edhe shqipja derisa të krijoheshin kushtet për shkolla në gjuhën shqipe. Kjo ndërtesë që nga vitet 1989-‘90 e gjer më sot e mban emrin e rilindësit tonë të njohur Sami Frashëri. Ndërtesa ka planimetri tre krahësh në formë të shkronjës “U”. Është e ngritur në tri etazhe dhe pjesa qendrore e ndërtesës theksohet me motivin kryesor të quajtur “risalit”, e që zakonisht e vërejmë te ndërtesat e periudhës së Barokut. Në pjesën frontale të risalitit në përdhese është hyrja kryesore e ndërtesës që theksohet me portalin e mbështetur në shtylla masive. Karakterizohet me struktura kubike, të vendosura në mënyrë simetrike dhe në harmoni, me ritëm të njëtrajtshëm të hapjeve, që i japin baraspeshë tërë këtij kompozicioni. Ndërtesa e gjimnazit gjatë kohës ka pasur ndërhyrje të vogla: në fasadat anësore nga bodrumi është bërë një hapje e portës, është bërë ndërrimi i dritareve të vjetra me ato të reja si edhe është bërë ngjyrosja e të gjitha fasadave të ndërtesës. Ndërtesa e gjimnazit gjatë kohës ka pasur ndërhyrje të vogla: në fasadat anësore nga bodrumi është bërë një hapje e portës, është bërë ndërrimi i dritareve të vjetra me ato të reja si edhe është bërë ngjyrosja e të gjitha fasadave të ndërtesës.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003363

Emri: Gjimnazi "Sami Frashëri"

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Prishtinë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 10000

Emri i rrugës: Ish Rr. "Nazim Gafurri", tani "Ibrahim Lutfiu"

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.