Trafo e rrymës (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2003

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2008

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015

Historiku

Trafo e rrymës e ndërtuar në shek. XX. Është ndërtesë në funksion të nënstacionit si pjesë përbërëse e sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Kjo trafo e rrymës gjendet në qendrën historike të Prishtinës, në lagjen “Tophane”. Ndërtimi i takon periudhës së modernizmit dhe është e murosur me tulla të plota prej argjile me kënde të projektuara jashtë për 5 cm. Trafoja është e mbuluar me kulm katërujor të përbërë prej katër kulmareve me mur kallkan dhe tetë faqeve. Kallkani i kulmit ndahet nga pjesa e poshtme me një brez horizontal në formë frizi të thjeshtësuar, dy prej tyre kanë tri hapje të vogla.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003355

Emri: Trafo e rrymës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Prishtinë

Lokaliteti: Qendra Historike e qytetit të Prishtinës (lagje Tophane)

Kodi Postar: 10000

Emri i rrugës: Rr. UCK

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.