Kisha e Shën Dielës - Dëftimi i Shën Mërisë (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-983/1/66

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014

Historiku

Kisha e Shën Dielës ndodhet në pjesën veri-perëndimore të zonës së Nënkalasë, gjegjësisht në Zonën Historike të Prizrenit. Në vitin 1966 gjatë gjurmimeve arkeologjike janë zbuluar rrënojat e këtij objekti. Pjesërisht janë gjetur muret e absidës dhe muri jugor në lartësi 1,5 metra. Gërmimet kanë rezultuar edhe me zbulimin e fragmenteve të gurit ku në njërin prej tyre është gjetur mbishkrimi me datën e ndërtimit 1371. Duke u bazuar në analogji dhe tipologji të objekteve sakrale të kësaj kohe është hartuar projekti i rindërtimit. Në vitin 1995/97 bëhet rindërtimi i objektit. Kisha ka formë drejtkëndëshe me një kupolë. Është ndërtuar me gur dhe tulla, me teknikën Klausonazh. Kupola nga jashtë është tetëkëndëshe me kolometra gjysmë harkore. Mbi derën hyrëse gjendet mbishkrimi në dy rende. Gjatë viteve 2005-2008 është bërë restaurimi i kësaj kishe, me ç’rast janë ndërruar pllakat e plumbit të pullazit dhe kupolës, është bërë suvatimi pjesshëm i enterierit si dhe është vendosur instalimi elektrik. Vlen të ceket se në brendinë e kishës respektivisht në pjesën e altarit gjendet një arra votive e cila është kushtuar Esculapit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002908

Emri: Kisha e Shën Dielës - Dëftimi i Shën Mërisë

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Nënkalaja

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: Mark Kaqinari

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Mesjetë e Vonë

Shekulli: XIV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.