Shtëpi banimi - Ish Akademia e Shkencave dhe e Arteve - Kosovë (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 952/1955

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015

Historiku

Shtëpia daton që nga shek. XIX dhe paraqet shembull të rrallë të arkitekturës së vjetër qytetare të banimit. Të dhënat flasin se shtëpia ishte njëra prej bujtinave të shumta në Prishtinë. Ishte pronë e Tefik Rushit Mirashit dhe e familjes Domaniku. Gjatë viteve 1964-1965 për shkak të dëmtimeve të mëdha objekti në tërësi është rikonstruktuar me material të ri. Gjatë këtyre intervenimeve janë bërë disa ndryshime për shkak të funksionit të ri (shkallët hyrëse, muret ndarëse), qerpiçët janë zëvendësuar me bllokë dhe është rregulluar oborri. Objekti origjinal ishte i ndarë në dy tërësi të pavarura me hyrje të veçanta. Pas rikonstruktimit dy tërësitë e veçanta janë bashkuar për t’iu përshtatur funksionit të ri – objekt afarist. Dy fasada janë të orientuara kah rruga, kurse dy kah oborri. Oborri është i rrethuar me mure të larta prej qerpiçi dhe i mbuluar me tjegulla të argjilës. Në muret rrethuese gjenden hapjet me grilat prej druri. Objekti ka etazhitet P+1, me bazë drejtkëndëshe. Në përdhese muret janë masive me trashësi 38 cm, të ndërtuara prej tullës së plotë, përveç dy pjesëve të murit të cilat janë prej gurit të papërpunuar. Përdhesja është e mbyllur nga të dy rrugët dhe ndriçimi është realizuar prej oborrit. Nga veranda në përdhese përmes shkallëve të drurit hyhet në çardak të katit i cili nga ana e oborrit ka rrethojë të drurit. Konstruksioni i çardakut mbështetet në gjashtë shtylla autentike të vendosura në shtylla të betonit, kurse lart kanë jastëkun e drurit. Në kat janë 6 hapësira të cilat e kanë hyrjen direkt prej çardakut. Konstruksioni i katit është bondruk me mbushje prej tullave porozë.Dyshemeja në përdhese tani është e punuar nga betoni, kurse në kat prej dërrasave të ngjyrosura. Në kat tavani është prej druri. Hapësirat e kësaj ndërtese gjatë një periudhe kohore janë përdorur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kurse sot përdoren si zyre të Shoqatës të të Burgosurve Politikë. Ndërtesa paraqet një shembull të ruajtur të arkitekturës tradicionale të shekullit XIX, me vlera të larta artistike.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002781

Emri: Shtëpi banimi - Ish Akademia e Shkencave dhe e Arteve - Kosovë

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Prishtinë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 10000

Emri i rrugës: Rr. Nazim Gafurri, Nr.10, Rr. Emin Duraku, nr.2

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.