Hamami i Madh (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 632/1985

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015

Historiku

Hamami i Madh në Prishtinë është monument i rëndësishëm dhe gjendet në një ansambël po aq të rëndësishëm urban në qendër të Prishtinës. Afërsia me tri xhamitë historike, Sahat Kullën, me disa shtëpi nën mbrojtje dhe me një pazar, duke pasur edhe qasje në një ndër rrugët kryesore të qytetit, paraqet mundësi të zhvillimit dhe të ringjalljes së kësaj zone të rëndësishme për qytetin. Data e saktë e ndërtimit nuk dihet, por në bazë të shënimeve që ekzistojnë duhet të jetë ndërtuar në shek. XIV-XV, duke u shfrytëzuar nga qytetarët e Prishtinës me gjenerata të tëra. Hamami është i tipit çift, pra është shfrytëzuar nga meshkujt dhe femrat në të njëjtën kohë. Edhe pse hamami ka pësuar ndryshime të shumta, veçanërisht në fasadën ballore dhe lindore, forma origjinale e bazës dhe pjesa më e madhe e strukturës është ruajtur. Si i tillë, hamami ka vlera të larta, sidomos historike, shoqërore dhe shpirtërore. Hamami përbëhej nga paradhoma qendrore (apoditeriumi, zhveshtorja), një hapësirë kalimtare ngrohëse (tepidariumi) dhe banja (caldariumi) me një kazan për ruajtjen e ujit, e cila ishte e mbuluar me 18 kupola. Funksioni origjinal është braktisur në vitin 1960 dhe objekti është shfrytëzuar pjesërisht si depo dhe dyqan. Nga viti 1989 ndërtesa e hamamit nuk është mirëmbajtur, pavarësisht që objekti konsiderohet si një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit të Prishtinës. Viteve të fundit, përkatësisht që nga viti 2007, kanë filluar investime për përgatitjen e planit të konservimit/restaurimit. Pas përfundimit të planit në vitin 2009 ka filluar procesi i konservimit /restaurimit i cili ende është në vazhdim.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002776

Emri: Hamami i Madh

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Prishtinë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 10000

Emri i rrugës: Rr."Vasil Andoni"- ish Rr. "Smederevska"

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.