Shkolla fillore "Elena Gjika" (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 05.08.2000

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014

Historiku

Ndërtesa e shkollës fillore 'Elena Gjika' gjendet në këndin që lidhë rrugën 'Zenel Salihu' dhe rrugën ish 'Emin Duraku', që shtrihen në kufijtë e zonës historike të qytetit të Prishtinës. Shkolla fillore “Elena Gjika” është ndërtuar në fillim të shek. XX me një stil të ndikuar nga arkitektura austro-hungareze. Është ndërtuar në mënyrë tradicionale me sistem të konstruksionit masiv. Kombinimi i hapjeve katrore dhe harkore në fasadë e bëjnë të veçantë këtë ndërtesë në këtë hapësirë urbane të qytetit. Ndërtesa ka ruajtur masën dhe volumin e saj origjinal, mirëpo me kohë ka pësuar edhe ndryshime: në fasadë është bërë zëvendësimi i dritareve të vjetra me dritare të reja prej materialit të plastikës, të cilat e kanë ruajtur formën dhe ndarjen strukturore të krahëve, si dhe është bërë riparimi i kulmit të ndërtesës. Ndërtesa i ka ende të ruajtura dekoret plastike në fasadën ballore të saj. Që nga ndërtimi e deri më sot nuk e ka ndryshuar funksionin e sajë shkollor.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002712

Emri: Shkolla fillore "Elena Gjika"

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Prishtinë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 10000

Emri i rrugës: "Zenel Salihu" Nr.4

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.