KULLA E SAHATIT (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014

Historiku

Objekti gjendet në bërthamën e "Çarshisë së Madhe", saktësisht në vendin e quajtur "Fusha e Sahatit" dhe është ndërtuar në vitin 1597. Ky objekt është ndërtuar menjëherë pas ndërtimit të Xhamisë së Hadumit, sepse zhvillimi i shpejtë i zejtarisë dhe tregtisë imponoi nevojën për vendosjen e një rregulli që do të përcaktonte kohën e punës nëpër qytete. Kulla e Sahatit u dogj më 1912 nga ushtria malazeze, me ç’rast është hequr mekanizmi i orës dhe është bartur në Mal të Zi. Për 100-vjetorin e rrënimit të objektit, MKRS e Kosovës e rindërtoi objektin në afërsi të themeleve ekzistuese, duke u bazuar në foto-materialet nga arkivi i QRTK –së në Gjakovë. Dimensionet e objektit janë: 4.10 x 4.10 m (gjerësia), kurse lartësia është 30 metra. Themelet e objektit të vjetër kanë qenë të ndërtuara nga guri, muret deri në nivelin e vrojtimit ishin të punuara në kombinim guri dhe tullë e pjekur, dhe mbi nivelin e vrojtimit ka qenë i ndërtuar nga konstruksioni i drurit, i mbuluar me plumb. Objekti i ri është ndërtuar me material të fortë (tulla dhe beton), ndërsa në fasadë nga ana perëndimore janë vendosur gurët origjinalë me mbishkrime nga objekti i vjetër dhe kulmi është i mbuluar me plumb.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002708

Emri: KULLA E SAHATIT

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Qytet- Gjakovë

Lokaliteti: Çarshia e Madhe

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: Mazllom Lakuci

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.