Hambari i Feriz Llashticës (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015

Historiku

Në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, gjendet hambari i Feriz Llashticës. Ky ndërtim është realizuar në fund të shekullit XVIII. Hambari është karakteristik, në radhë të parë për madhësinë dhe patjetër për punën e bërë me dru. Hambari është vendosur në bazën prej guri. Bollëzat e tij janë të gjera dhe shumë të fuqishme, të punuara nga druri i bungut. Sipas gojëdhënave duhet të jenë edhe dy hambarë të këtillë në territorin e Anamoravës, që si duket i ka punuar një dorë. Është karakteristik edhe për mbulesën-kulm, e cila ka një baxhë të tipit të kullave. Pas Luftës së Dytë Botërore, “pushteti popullor” e kishte shfrytëzuar shtëpinë e Feriz Llashticës për komunën e re të fshatit, ndërsa hambari i kishte shërbyer atij pushteti si burg, në kthinat e të cilit vendoseshin të burgosurit. Në të vërtetë, hambari paraprihet me një hajat të hapur, i cili ka derën hyrëse me të cilën lidhen shkallët, të cilat komunikojnë me pesë kthina të zbuluara, nga dy anash shkallëve dhe një në ballë të tyre. Dekorimet në dru e bëjnë hambarin edhe më të veçantë. Në të vërtetë, dekorimet janë gdhendje druri, ndonjëherë gravime të ndryshme, e herë tjetër motive të ngritura në reliev. Përndryshe, hambarët si zakonisht shërbejnë për mbajtjen dhe ruajtjen e drithit (grurit, elbit etj.). Sipas zonjës së shtëpisë, hambari nuk është përdorur për një kohë të gjatë për çfarë është i dedikuar. Kulmi është katërujor i mbuluar me tjegulla të vjetra dhe me një dritare të vogël në majë.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002681

Emri: Hambari i Feriz Llashticës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Llashticë

Lokaliteti: Llashticë

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli:

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.