Objekti i shkollës së Muzikës në Gjilan (ish Saraji i Mustafë Pashës (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Në qytetin e Gjilanit, përballë Atik Xhamisë, gjendet objekti i Shkollës së Muzikës, ish Saraji i Mustafë Pashës. Ky objekt është ndërtuar në vitin 1887 nga Mustafë Pasha dhe ka shërbyer për banim. Para Luftës së Dytë Botërore është blerë nga Nuredin Maliq Aga, dhe ka vazhduar të shfrytëzohet për banim. Pas Luftës së Dytë Botërore ndërtesa ka kaluar në pronësi të shtetit dhe shfrytëzohej si shkollë fillore, ndërsa sot është në pronësi të komunës dhe kryen funksionin e shkollës së ultë të muzikës. Kjo ndërtesë ka vlera historike dhe arkitektonike. Paraqet një shembull të ndërtesave publike të ndërtuara në fund të shekullit XIX në Gjilan. Ndërtesa veçohet për punimin e elementeve të drurit nga mjeshtri lokal i drurit – Hajrullah Koliqi. Muret janë të punuara prej tullave të pjekura të lidhura me llaç. Ndërtesa është e formësuar në përdhese të ngritur dhe kat. Qasja në objekt realizohet nëpërmjet shkallëve të jashtme që gjenden në fasadën ballore. Fasada ballore karakterizohet me dekorime rreth dritareve të stilit neoklasik, ku dallohen format gjysmë harkore në pjesën e sipërme të hapjeve. Në vitin 2002 ndërtesa është dëmtuar nga tërmeti. Në fund të vitin 2007 kanë filluar ndërhyrjet restauruese që kanë përfunduar në fillim të vitit 2008.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000168

Emri: Objekti i shkollës së Muzikës në Gjilan (ish Saraji i Mustafë Pashës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Gjilan

Lokaliteti: Gjilan

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës: "Adem Jashari"

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.