Konaku i Jashar Pashës (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Nr i ven 610/55

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Konaku i Jashar Pashës Në bërthamën e të qytetit, përkatësisht në pjesën e zgjeruar të Çarshisë, në pjesën e dytë të shek. XIX, në vitin 1850, Haxhi Zeka filloi ndërtimin e konakut. Pas vitit 1902 e vazhdoi ndërtimin djali i vëllait të tij, Jashar Pasha. Konaku i Jashar Pashës paraqet një shembull të zhvilluar të banesës qytetare, pjesë e një kompleksi me Kullën e Haxhi Zekës. Ndërtesa e tanishme është rindërtim i konakut të vjetër,i cili ishte i ngritur mbi bazën e murit të gurit, me hatulla, me mure të trasha qerpiçi në sistemin “bondruk”. Shtëpia ka bazë me dimensione prej: 19.50 x 13.80 m. Nga pikëpamja kompozicionale kjo shtëpi veçohet me praninë e një gjysmëkati në formë suterreni me tri kthina,e dy kateve me holl qendror dhe dy qoshqeve në katin e dytë. Gjysmëkati ka tri hyrje ndërsa në katet e sipërme qasja bëhet kah hyrja qendrore e theksuar me një lloj hajati nën qoshkun e katit të sipërm. Të dy katet zhvillohen rreth një holli të parregullt. Kati i parë ka tri dhoma dhe një qoshk ndërsa në katin e sipërm arrihet përmes shkallëve dykrahëshe, tek i cili holli zvogëlohet në dobi të një dhome. Çdo dhomë ka ngrohësin, hamamxhikun dhe dollapët e drurit. Në pikëpamjen dekorative kati i dytë dallohet me tavanet e kthinave dhe qoshqeve të punuara me dru të gdhendur me dorë. Konaku ka edhe të ashtuquajturën “ashqihan” e “syndyrme” dhe hajatin që shërbejnë për përgatitjen e ushqimit. Objekti është shfrytëzuar nga familja gjerë në vitin 1999, kur u djeg nga forcat serbe. Pas luftës objekti ka fituar prioritet për restaurim dhe që nga viti 2008 është duke u restauruar. Ka përfunduar në vitin 2011.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002080

Emri: Konaku i Jashar Pashës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: QYTET Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Adresa:Jashar Pasha nr. 14 Pejë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.