Xhamia e Mazhiqit me Varre (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: Nr.v.E.K. 02-957/66

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Në rrugën Mitrovicë – Podujevë, në kilomertrin e trembëdhjetë, larg Mitrovicës, në fshatin Mazhiq gjendet Xhamia me Varre e njohur me emrin Xhamia e Trepçës. Xhamia e Trepçës me varrezat, paraqet mbeturinat e qytetit të braktisur dhe të vdekur që nga periudha e pushtimit osman. Sigurisht që nga kjo kohë daton kjo Xhami. Në fillim mund të ketë qenë si mesxhid e më vonë të jetë e shndërruar në xhami. Të dhënat për ngritjen e saj lëvizin në kohë. Sipas shënimeve turke, xhamia është ndërtuar nga Muslihuddin Abdu’l-Gani kah mesi i shek. XVI, sipas hixhrit fundi i vitit 956, (mesi i vitit 1549). Po i njëjti ka financuar ndërtimin e “Dykanxhik Xhamisë”, “Kurshumli Hanin”, “Shengyl Hamamin” dhe sistemin e ujësjellësit në Shkup. Sipas dokumenteve (“Vakfije” – Nr.v. EV. K.K 632 Defter. Fq 494 ... 209) në të njejtin vend po i njejti person së bashku me “Mesxhitin” ka ndërtuar edhe hanin i cili mendohet se i ka themelet në afërsi të xhamisë. Sipas Vakfies, fshatarët rreth qytezës së Trepçës merreshin me bujqësi dhe punonin gjatë ditës tokën e tyre. Xhamia ka shërbyer për faljen e namazit të sabahit, akshamit dhe të jacisë. Sot objekti ka humbur funksionin. Në oborrin e xhamisë gjendet një nishan varri me mbishkrimin osman i cili i ka takuar RAMAZAN BIN OSMANIT është shkruar viti 1000 H. (1591 – 1592) ndërkaq në një nishan tjetër qëndron viti 967 H. (1559). Struktura është ndërtuar prej murit të përzier (gurë-tulla) nga materiali guror molloz dhe tullave të plota të argjilës së pjekur. Kalimi nga muret në kupolë-kube, bëhet përmes pandatifeve të përpunuara në formë stallagmitesh - mukarnas. Kupola qendrore, ato të hajatit, si dhe elemetet konstruktive këndore – pandatifet janë të realizuara prej tullave të plota të pjekura. Muret e muratuara me gurë mollozë në zonën e brendshme të hapësirës së faljes përfundojnë në formë harkore të realizuara dhe të përfunduara me harqet prej dy rendeve me tulla të plota të pjekura. Objekti është përdhesë drejtëkëndëshe i përëbërë prej hapësirës për lutje – harimit dhe hapësirës hyrëse – hajatit (son – xhematit). Hapësira qendrore e lartë për lutje ishte e mbuluar me një kupolë, ndërsa hajati me dy kupola. Minarja e ndërtuar nga gurët është e vendosur në pjesën perëndimore të xhamisë. Ajo çka e bën interesant këtë objekt të ndërtimit të xhamive të kësaj periudhe është hyrja ekscentrike – jo qendrore. Dritaret në nivelin e parë janë në formë katërkëndëshe me hark prej guri, kurse dritaret e nivelit të dytë dhe ato në nivel të pandantifeve po ashtu janë me hark prej gurit të përpunuar. Sot ky monument i kulturës është në gjendje rrënoje. Muret janë dëmtuar në masë të madhe kurse kupola qendrore është e rrënuar tërësisht. Po ashtu edhe hapësira e hyrjes – hajatit, shtyllat, harqet dhe dy kupolat janë të rrënuara tërësisht, përveç murit perëndimor. Të gjitha elementet dekorative në brendësi të hapësirës mungojnë, përveç mihrabit i cili është në masë të madhe i shkatërruar. Themeli i minares e cila tangjenton ballin perëndimor të hapësirës hyrëse – hajatit, ka arritur deri në ditët tona. Gjatë kohëve, sipas njohurive të gjerëtanishme, xhamia nuk ka pësuar transformime. Në vitin 2012 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000004

Emri: Xhamia e Mazhiqit me Varre

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Mazhiq

Lokaliteti: Mazhiq

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës: Kodra e Trepçës

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.