Xhamia e Cërnicës (Minarja) (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Xhamia gjendet në fshatin Cernicë, 8 km në jug-perëndim të Gjilanit. Sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, xhamia e Cernicës daton nga viti 1775. Xhamia ka shërbyer për ceremoni fetare myslimane. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, xhamia është djegur nga forcat serbe. Nga xhamia e vjetër vetëm minarja ka mbijetuar. Minarja ka bazament në formë katrore dhe trung në formë rrethor. Në pjesën e sipërme të trungut të minares gjendet galeria – sherefe e dekoruar me forma gjeometrike. Minarja mbulohet me kulm në formë koni – kylah, të mbuluar me llamarinë. Është e ndërtuar nga gurët e latuar të lidhur me llaç gëlqeror, dhe e suvatuar nga jashtë. Relikte të këtilla, sikurse minarja e Xhamisë së Cernicës, pas luftës së vitit 1999, u ruajtën nga populli si një pjesë e historisë së dhimbshme për brezat e ardhshëm. Në vitin 2006 në vend të xhamisë së djegur u ndërtua një xhami e re, por minarja e vjetër u ruajt. Në vitin 2012 kjo minare është restauruar dhe qëndron pranë xhamisë së re si dëshmi materiale e historisë.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000096

Emri: Xhamia e Cërnicës (Minarja)

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Cërnicë

Lokaliteti: Cërnicë-(Gjilan)

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.