Mulliri i fshatit Mulliq (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014

Historiku

Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksionin e kulmit). Sipas gojëdhënave të fshatarëve, ky mulli është ndërtuar në shekullin XIX, edhe pse gjendja aktuale e tij tregon se ai ka pasur disa intervenime me qëllim të ruajtjes së funksionit të tij. Meqë mulliri kryen funksionin e bluarjes së drithit me anën e gurit, ashtu siç ka qenë në formën origjinale të tij, ky mulli edhe sot njihet për kualitetin e bluarjes, por me kapacitet më të vogël. Sistemi i lëvizjes së gurit bëhet me rrjedhjen e ujit, i cili lëviz nën konstruksionin e dyshemesë së mullirit. Dyshemeja është konstruksion trarësh druri, siç kemi edhe një skelet shtyllash druri në konstruksionin e mureve, të cilat pastaj vishen me dërrasa. Kulmi është i mbuluar me tjegulla të rrafshëta. Uji që e vë në lëvizje gurin e mullirit është i intensitetit të vogël, sidomos gjatë sezonit veror.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001436

Emri: Mulliri i fshatit Mulliq

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Fshati Mulliq-Gjakovë

Lokaliteti: Fshati Mulliq

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: Fshati Mulliq-Gjakovë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.