Kapella e At Shtjefën Gjeqovit (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1537/69

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

At Shtjefën Gjeqovi u lind më 1874 në Janjevë. Shkollën françeskane kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi në Dërven, Foniq dhe Banja Lukë. Në shumë vende ka shërbyer si kishtar françeskan. Është marrë me letërsi, etnologji, histori etj. Më 1929 është vrarë në Zym të Prizrenit dhe është varrosur në varrezat e fshatit Karashëngjergj. Pas vdekjes së tij, në vitin 1935 në Shkodër është botuar libri i At Shtjefën Gjeqovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit” . Me iniciativën e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe organeve kompetente të fshatit Zym, në vitet 1960’ta është ndërtuar kapela e At Shtjefën Gjeqovit në varrezat e fshatit. Kapela ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione të vogla. Në pjesën veriore gjendet absida me bazë gjysmë rrethore. Hyrja në kapellë realizohet nëpërmjet derës nga druri, i punuar me hapje gjysmë rrethore, kah ana jugore. Ndërtesa është e ndërtuar me gurë dhe llaç gëlqeror si material lidhës. Fasada nuk është i suvatuar, me ç’rast shihet struktura e mureve, kurse enterieri është i suvatuar. Në fasadën jugore gjendet guri i gdhendur në formë të kryqit latin, dhe mbishkrimi i punuar në metal, ku shkruan viti i lindjes dhe i vdekjes së At Shtjefën Gjeqovit. Kulmi është dy-ujor respektivisht tre-ujor nëse marrim parasysh edhe pjesën e absidës, dhe është i mbuluar me rrasa guri.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001387

Emri: Kapella e At Shtjefën Gjeqovit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Karashëngjergj

Lokaliteti: Qendra e fshatit

Kodi Postar:

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.