Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës (Shën Dhimitrit)- Kmetoc (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01. 10. 2014

Historiku

Kisha e Shën Dhimitrit, e njohur si Kisha Varvara e Kmetocit, gjendet në verilindje të fshatit Kmetoc dhe është datuar si kishë e shekullit XIV. Mbetjet dëshmojnë për ekzistencën e manastirit. Thuhet se në fillim kisha e manastirit i është përkushtuar Shën Dhimitrit e më vonë Shën Varvarës. Kisha është një anijatshe, me naos dhe narteks. Narteksi gjendet në anën perëndimore dhe nga narteksi hyhet në naos. Në lindje të objektit ndodhet absida gjysmë rrethore nga brenda, kurse nga jashtë ka formën e gjysmëharkut trefaqësh. Në mes të saj ndodhet një hapje e vogël, ndërsa mbi të një hapje tjetër me gjysmëhark, që duket se kohët e fundit është mbushur me gurë. Anash absidës janë dy dollapë, në të cilët ndezën qirinjtë. Guri i altarit ndodhet pranë absidës. Pjesa ku mund të qëndronte kori është e ndarë me pjesën perëndimore të anijatës nëpërmjet transeptit që i jep anijatës formën e kryqit latin. Anijata ka dhe transeptin e dytë. Transepti i parë në anën veriore nuk ka mur mbështetës, por lidhet drejtpërdrejt me fasadën e tij, kurse në jug ka murin mbështetës të dalë në naos me 1.10 m x 0.85 m. Për dallim, transepti i dytë i ka të dy muret mbështetëse si brenda naosit, si jashtë tij. Pozita e transeptit nuk mund të konkludohet në ishte horizontale edhe nga ana e poshtme, apo ishte në formë harkore, së paku nis nga baza mbështetëse ose nga fasada e murit perimetral, lartësia e të cilit është 3.00 m. Muret e kishës përbëhen nga gurët e përpunuar në mbajtësin e transeptit, ndërsa faqja tjetër e mureve anësore ka qenë e suvatuar. Fasada e kishës është trajtuar me gurë të përpunuar, me një dekorim të veçantë me tulla dyshe. Enterieri i kishës ka qenë i pikturuar me afreske nga shekulli XIV, por që tani më nuk ekzistojnë. Materiali i përdorur për ndërtimin e kishës përbëhet prej gurëve të latuar të lidhur me llaç gëlqereje, ndërkaq brezat horizontale nga tullat në pikat kyçe të murimit. Në oborrin e kësaj kishe ndodhen varrezat e reja të komunitetit serb të fshatit Kmetoc. Pas Betejës së Kosovës në vitin 1389 kisha është dëmtuar mjaft. Ndërsa, prishja e modelit të saj të plotë ka ndodhur në shekullin XVIII. Gurët e kishës janë përdorur për ndërtime të tjera me karakter shoqëror, ndërsa një pjesë e gurëve ndodhen në afërsi të kishës edhe sot, ata janë suvatuar, duke paraqitur një murim pa llaç. Në vitet 60 të shekullit XX disa pjesë të kishës janë konservuar. Tani kisha ka mbetur si rrënojë dhe shërben vetëm për shërbesa fetare në ditët e veçanta.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000061

Emri: Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës (Shën Dhimitrit)- Kmetoc

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Kmetoc

Lokaliteti: Kmetoc (Gjilan)

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Mesjetë e Vonë

Shekulli: XIV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.