Kalaja e antikitetit të vonë në Topanicë (Kamenicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: Qershor 2007

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Kalaja e Topanicës pozicionohet rreth 50 metra në veri të krahut të majtë të rrugës që lidh fshatin Topanicë me fshatin Domorovc. Kjo fortesë ndodhet në lokalitetin e njohur me mikrotoponimin Te Popovca. Sipas të dhënave më të hershme, gjatë punimit të tokës, gjithnjë kanë dalë gjurmë të eshtrave, fragmente tullash e tjegullash etj. Kjo fortifikatë gjendet vetëm 100 metra në perëndim të Gradevcit të Topanicës, lokalitet ky shumështresor arkeologjik. Gjithashtu komunikon me fortesat e tjera përreth si Gradevci i Hodonocit dhe Gradevci i Domorocit, në lindje dhe juglindje të saj. Të gjitha këto fortesa të vogla kanë pasur një rol të mbikëqyrjes së rrugëve vicinale dhe si të tilla dominonin me pozitat e tyre të ngritura mbi këto rrugë.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001197

Emri: Kalaja e antikitetit të vonë në Topanicë

Klasa: Lokalitet Arkeologjik

Institucioni: IAK

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Kamenicë

Qyteti/Fshati: Topanicë

Lokaliteti: Topanicë (vendi i quajtur Popovca)

Kodi Postar: 62000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkeologjike

Periudha: Epoka e Hekurit

Shekulli: VIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.