Shtëpia e Heroit të popullit Ramiz Sadiku (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: nr.v.E.R.2043/1949

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Në qytetin e Pejës, ende ekziston një shtëpi banimi e shek. XX e familjes së Ramiz Sadikut në rrugën ish “Ramiz Sadiku”, tani rruga “Emrush Miftari” nr. 181, me karakteristika të veçanta. Tani është pronë e Isa Bajrush Harxhit. Kjo shtëpi ka shtrirje përdhese P+O. Ka një hyrje me anë të cilës komunikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me objektin. Kjo shtëpi u realizua në tërësi nga tulla e pjekur dhe druri i lyer me llaç gëlqeror, me pullaz katër ujorësh. Shtëpia i takon shekullit XX. Ka rëndësi historike sepse në këtë shtëpi është lindur luftëtari i Luftës së Dytë Botërore Ramiz Sadiku. Forma e objektit është ruajtur, kurse struktura e saj ka ndryshuar tërësisht nga viti 1975. Sipërfaqja totale është: 85,56m2. Muret janë prej tullave të zjarrit. Themelet dhe cokla është e punuar prej gurëve të thyer. Hapjet janë nga druri dhe kanë pësuar ndryshime në dimensione. Ka një sipërfaqe prej: 9.20 X 9.30 m, në ngastrën kadastrale nr. 430, 431 dhe në hartën nr. 33,14, zona kadastrale Pejë, UL-71611071, nr. fletës poseduese 1054. Objekti me oborr ka 03,03m2. Objekti është në gjendje jo të mirë, është djegur pjesërisht nga forcat serbe në luftën e fundit 1998/99, forma e saj është ruajtur gjer diku, kurse struktura e saj ka ndryshuar tërësisht nga viti 1975. Që nga viti 1949, shtëpia ka hyrë nën mbrojtje të ligjit si monument me numër të vendimit nr. v.E.R. 2043/49.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001131

Emri: Shtëpia e Heroit të popullit Ramiz Sadiku

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Pejë

Lokaliteti: Rr. Ramiz Sadiku nr. 85, Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Emrush Myftari

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.