Konaku i Tahir Beut (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 610/55

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Konaku i Tahir Beut gjendet në Pejën e vjetër, i ndërtuar në vitin 1800. Deri në vitin 1960 ishte në qendër të qytetit (ndërmjet objektit të komunës dhe postës), madje u bart në Sheshin “Haxhi Zeka”, ku tani është, dhe shfrytëzohet për muze etnografik. Vendimi për largimin e konakut ishte vendim i pushtetit të atëhershëm. Konaku i Tahir Beut në kuadër të saj kishte muret rrethuese të oborrit, që ishin vazhdimësi e konceptit të mureve rrethuese të insulave në antikitet. Më tej, edhe hajatin e shtëpisë mesjetare, si hapësirë e lirë dhe e hapur në përdhese, ngritur mbi shtylla druri, duhet parë si një vazhdimësi të tremes-peristilit të shtëpisë antike. Kjo shtëpi antike, në përbërjen e saj arkitektonike dhe funksionale të strukturës hapësinore-kompozicionale, përkon me tipare të shumë shtëpive mesjetare të Pejës.Është konservuar por konservimi i saj solli edhe vështirësi e veçanërisht në rregullimin e rrethinës së shtëpisë. Tani skema e bazës së saj është e tipit “G”. Konakun e Tahir Beut e karakterizon kurora e kulmit e punuar nga druri, dritaret harmonike dhe divahanja e sipërme, të cilat përfaqësojnë një kreacion klasik me interes të lartë, me vlera të larta të ndërtimit dhe me një vlerë të lartë arkitektonike. Shfrytëzimi i tanishëm, si muze regjional etnografik, është i qëlluar. Konaku është nën mbrojtje të ligjit që nga viti 1955, vendimi nr. 610. Shtrihet në ngastrën nr. 2851/1 harta nr. 31, me sipërfaqe prej:14.62 X 13.71m, dhe gjendet në Sheshin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000964

Emri: Konaku i Tahir Beut

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Sheshi Haxhi Zeka - Muzeu Etnografik

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.