Konaku i Haki Spahiut (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Konaku i Haki Spahiut Konaku P+1 është pjesë përbërëse e kompleksit të familjes së Spahive, ku pos konakut pjesë përbërëse e kompleksit të banimit ishin edhe disa objekte që zhvillohen në katin përdhese. Ndërtesa e ndërtuar në gjysmen e dytë të shek. XIX dhe i takon variantit të shtëpive me qoshk. Hyrja e vetme origjinale për në shtëpi të çon në hollin e katit përdhese. Menjëherë pas hyrjes, në të djathtë zënë fill shkallët njëkrahëshe që të çojnë në kat. Në të dy anët e hollit gjenden nga dy mjedise simetrike ndaj boshtit në drejtimin e hyrjes. Në kat, në pjesën qendrore, në një skaj është i ndërtuar qoshku katërkëndor kënd drejtë. Të katër mjediset, dy nga dy anash hollit përputhen me ndarjet e katit përdhese. Në ballë të hollit gjendet nyja sanitare. Ndërtesa është e realizuar në sistemin masiv mbi bazë gurësh me qerpiçë, suvatuar me gëlqere të bardhë. Këndet e shtëpisë janë të përpunuara me stuko në formë gurësh me trajtim rustik. Shtëpia veçohet me shtrirje horizontale me dritare drejtkëndore të punuara nga druri dhe hapje të shumta në dukjen ballore. Konaku ka pësuar ndryshime në vitin 1979, me ç’rast është shtuar një hyrje dhe aneks në katin përdhese. Konaku përdoret për banim dhe është në gjendje jo të mirë

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000962

Emri: Konaku i Haki Spahiut

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Rr.ish B.Vukmiroviq

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.