Katedrala e Artanës(Novobërdës) (Novo Bërdë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: 2008

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Kisha me përmasa më të mëdha në Artanë është e ashtuquajtur Katedralja e cila mendohet të ketë qenë Katedrale Katolike. Gërmadhat e Katedrales së Artanës gjenden në veri-lindje të kompleksit të Kalasë së Artanës dhe i takon kohës së Mesjetës, përkatësisht shek. të XV. Ky monument, sa i përket formës së ndërtimit i takon stilit romanik. Dimensionet e planimetrisë janë 30.7 metra në gjatësi dhe 23.4 metra në gjerësi. Hulumtimet arkeologjike që janë bërë gjatë viteve 1956-57 kanë zbuluar gjurmët e një kishe më të vjetër nga shek. XIV dhe varret e vjetra mesjetare. Pra, para se të ndërtohej katedralja ishte një kishë e vogël dhe rreth së cilës ishin vendosur varrezat. Më vonë gjatë shekullit XV Dubrovnikasit, në vendin e kishës ndërtuan katedralen duke e ngritur një metër mbi muret e kishës së vjetër. Një kohë këtu ishte edhe selia e kishës katolike apo selia e ipeshkvisë. Ekzistojnë të dhëna se këtu ka shërbyer edhe Pjetër Pogdani. Artana në qershor të vitit 1455 u pushtua nga Perandoria Osmane dhe shumë objekte më pas, u dëmtuan ose u shndërruan në objekte kulti të fesë myslimane. Katedralja e Artanës, në vitin 1466 u shndërrua në xhami, me ç’rast është shtuar minarja. Dyshemeja mendohet se është shtruar më vonë, rreth shek. XVII – XVIII. Katedralja e Artanës është shkatërruar, ndërsa një pjesë e mureve është restauruar në vitin 1954. Kisha katedrale ishte shumë monumentale dhe zotëronte dy pjesë: pjesa e vjetër në perëndim dhe pjesa në lindje. Në muret e rrënojave të katedrales, vërehen sot mbetjet e fasadave të larmishme dhe pikturat. Gurët e mureve janë të latuar dhe gjysmë të latuar. Gurët që lidhin qoshet e katedrales janë me dimensione të mëdha dhe dallohen edhe për nga ngjyra, disa kanë ngjyrë të kafesë së çelur e disa të murrmë në të bardhë. Brenda hapësirës së katedrales të rrëzuar për tokë, gjenden shtylla të thyera në formë të rrumbullakët, ndërsa në disa vende gjenden bazat e këtyre shtyllave prej guri me tri shtresa. Shtresa e parë ka formë katrore dhe dy shtresa tjera në formë të rrumbullakët. Sot brenda mureve të katedrales shihen disa varreza, e që mendohet se aty gjenden përafërsisht 900 varreza.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000028

Emri: Katedrala e Artanës(Novobërdës)

Klasa: Monument

Institucioni: IKMM-Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Novo Bërdë

Qyteti/Fshati: Novobërdë (Artanë)

Lokaliteti: Novobërdë (Artanë )

Kodi Postar: 16000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Mesjetë e Vonë

Shekulli: XIV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.