Çarshia e Jupave (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014

Historiku

Kompleksi “Çarshia e Jupave” gjendet në "Çarshinë e Madhe" të qytetit të Gjakovës. Objekti fillimisht është ndërtuar nga familja Batusha në shek. XVIII. Më vonë ka kaluar në pronësi të familjes Buza. Pas Luftës së Dytë Botërore sistemi komunist ia konfiskon pasurinë familjes Buza dhe ia dhuron familjes Petroviç. Më vonë, familja Petroviç kullën e vjetër me 16 ari e ndan në dy pjesë dhe ia shet familjes Jupa dhe Kusari. Kulla e vjetër ka qenë në tri kate dhe është djegur tërësisht gjatë luftës së vitit 1999. Kulla rindërtohet pas luftës nga familja Jupa duke i ruajtur karakteristikat e kullës së vjetër. Ky kompleks sot përdoret si objekt hotelier dhe afarist (dyqanet). Kompleksi përbëhet nga kulla e gurit në tri etazhe, që lidhet me kompleksin e dyqaneve të "Çarshisë së Jupave" dhe "Çarshinë e Madhe". Përdhesja e objektit përbëhet nga kafeneja, në katin e parë është salla e seminareve me restorant dhe në katin e dytë gjenden odat të ndërtuara njëjtë si odat e vjetra të kullave të kombinuara me etnologji tradicionale. Është objekti i parë në të cilën është përdorur metoda e restaurimit (konservim i integruar), ku gjatë restaurimit të objektit përdoren elementet e vjetra tradicionale në objekt të ri. Konstruksioni i ndërkatit është "beton-arme", ndërkonstruksioni është i ndërtuar me trarë të vjetër të drurit. Konstruksioni i kulmit është nga druri i mbuluar me qeramidhe të vjetra. Dyert dhe dritaret në objekt janë nga druri i bungut. Muret e brendshme në enterier janë nga gurët e lumit. Kulla në tërësi është kopje e kullave tradicionale, tipike të Rrafshit të Dukagjinit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000816

Emri: Çarshia e Jupave

Klasa: Ansambël

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë

Lokaliteti: Çarshia e Madhe

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: Ismajl Qemajli

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.