Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël në Vuçak (Gllogoc)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1988

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2004

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Në fshatin Vuçak rrëzë malit Kasmaç, rreth 12 km në jugperëndim të Drenasit, e vendosur në një pozitë shumë dominuese, vërehen gjurmët e rrënojave të mureve që përcjellin konfiguracionin e kodrës dhe formojnë Gradinën e Madhe (Gjyteti i Madh) dhe Gradinën e vogël (Gjyteti i Vogël). Duke u mbështetur në materialin arkeologjik që është gjetur këtu, janë dëshmuar gjurmë që nga parahistoria e deri te mesjeta. Megjithatë, kjo kala ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000720

Emri: Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël në Vuçak

Klasa: Lokalitet Arkeologjik

Institucioni: IAK

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gllogoc

Qyteti/Fshati: Nënkala (Vuçak)-Bajicë

Lokaliteti: Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël në Vuçak

Kodi Postar: 13000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkeologjike

Periudha: Antikiteti i Vonë

Shekulli: IV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.