XHAMIA E GËRQARVE (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014

Historiku

Xhamia e Gërqarëve siç mund të konstatohet edhe nga vetë emri i takon “Mëhallës së Gërqarëve”, e cila është një lagje e pozicionuar rrëzë Çabratit. Sipas shënimeve që posedojmë, kjo xhami është ndërtuar në vitin 1907, nga mjeshtrit vendorë. Planimetria e objektit është në forma të rregullta gjeometrike (dy katërkëndësha kënddrejtë, njëri më i madh, e tjetri më i vogël), dhe pozicionohet buzë rrugës kryesore. Objekti është i ndërtuar nga materiali gurë dhe tulla të pjekura, me konstruksion kulmi nga druri kualitativ. Në enterier hasim të gjitha elementet karakteristike për këtë objekt si: samahanja, minberi, mihrabi, mahvili, qyrsa dhe hajati. Dritaret në përdhese janë të dimensioneve më të mëdha se ato të katit, por që të dy tipet përfundojnë në formë harkore. Në harkun e gurit mbi portën kryesore gjenden disa mbishkrime në gjuhën osmanishte. Nga ana jugore e xhamisë gjendet një varr i vjetër, i rrethuar me gardh metali. Të veçantë nga xhamitë e tjera e bën dukja e jashtme, e cila është e punuar me figura të rregullta gjeometrike edhe pse nuk ka shënime se kur saktësisht janë punuar. Minarja e xhamisë është nga guri edhe pse aktualisht është e mbuluar me shtresë llaçi. Mbi portën kryesore të xhamisë, kohët e fundit është ndërtuar një mbulesë nga konstruksioni i drurit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000599

Emri: XHAMIA E GËRQARVE

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë

Lokaliteti: "Mahalla e Gërqarve"

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: Bajram Curri

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.