Kulla e Ali Bajraktarit (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Kulla e Ali Bajraktarit Në qendër të fshatit Vranoc në kompleksin e kullave gjendet kulla e atdhetarit të çështjes kombëtare shqiptare Ali Bajraktari, e cila daton nga gjysma e dytë e shek. XVIII. Andaj, ky ndërtim P+2 pos vlerës arkitektonike, etnografike, posedon edhe rëndësi të veçantë historike. Kulla me bazë katërkëndëshe kishte funksion të banimit dhe shtrihej në tri etazhe. Përdhesja ka pasur funksionin e ahurit, ndërsa në katin e parë ishte oda e zjarrit, holli dhe dhomat e gjumit, ndërkaq në katin e sipërm gjendej oda e burrave dhe dyshekllëku. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar dhe me dru. Kulla i takon tipit me dyshekllëk të gurit që del nga një kënd i objektit. Nga volumi kryesor i kullës projektohet jashtë edhe nevojtorja e katit më të lartë. Karakteristikë e kësaj kulle është streha, e cila është e punuar nga tri shtresa guri. Ka çati katërujore të mbuluar me tjegulla. Bashkangjitur me objektin është porta hyrëse e kullës e punuar me gurë të latuar, e mbuluar me strehë të gjerë, që përbëhet nga dera kryesore, porta e madhe për qerre, të dyja të përfunduara me hark gurësh. Gjatë luftës së fundit kulla u dogj. Mirëpo në vitin 2004 duke parë rëndësinë kulturo-historike kulla u restaurua nga MKRS-ja. Kulla tani pranon vizitorë dhe vizitohet nga një numër i konsiderueshëm njerëzish.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000590

Emri: Kulla e Ali Bajraktarit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: fshat Vranoc

Lokaliteti: Vranoc-Pejë

Kodi Postar: 30170

Emri i rrugës: fshati Vranoc

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.