Kulla e Binak Dinës (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Kulla e Binak Dinës, Raushiq-Pejë Në dalje të fshatit Raushiq gjendet kulla trekatëshe (sipas njësimit të popullit) e Binak Dinës, e realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kulla është ndërtuar mbi bazë katrore dhe ka shtrirje funksionale sipas radhës: përdhesja që shfrytëzohej si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati më i lartë kishte odën e burrave të cilës i paraprinte divnahanja. Teknika e ndërtimit është me gurë lumorë të latuar në këndet e kullës, përderisa dyshekllëku është nga druri dhe del përgjatë të gjithë murit ballor. Ka çati të thjeshtë katërujore me tjegulla tradicionale. Në anën e prapme të shtëpisë del nevojtorja e realizuar me konstruksion dhe mur druri që qëndron mbi erker druri. Si në shumicën e kullave edhe këtu na prezantohen frëngji pushke në përdhese dhe në katin më të lartë. Pos vlerës arkitektonike ajo ka edhe rëndësinë e saj historike, e posaçërisht gjatë periudhës 1998-1999 gjatë luftës së fundit kundër okupatorit serb. Objekti është djegur gjatë vitit 1999 nga forcat serbe. Ishte në gjendje shumë të dëmtuar, mirëpo pas restaurimit i është kthyer pamja origjinale me adaptime brenda për nevojat e tashme të jetesës.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000540

Emri: Kulla e Binak Dinës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Fshat Raushiq

Lokaliteti: Raushiq

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Raushiq

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.