Kulla ne Zhazhe - Kulla e Hajzer Ahmet Pecit (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Në lagjen “Smaka” të fshatit Zhazhë, komuna e Zveçanit, gjendet kulla e Hajzer Ahmet Pecit. Fshati Zhazhë nga qyteti i Mitrovicës gjendet në distancë 10 km, ndërsa nga komuna e Zveçanit 7 km. Kulla e Hajzer Ahmet Pecit është ndërtuar në fillim të shek. XX. Kulla ka etazhe P+1. Materiali i drurit për ndërtimin e kullës është marrë në vendin e quajtur “Radefc”, i cili gjendet mes fshatit Serbovac dhe fshatit Zhazhë. Ndërsa materiali i gurit është marrë në vendin e quajtur “Majdan” që ndodhet sipër fshatrave Rahovë dhe Zhazhë. Mjeshtrit të cilët e kanë ndërtuar kullën kanë qenë vendorë. Kati i sipërm ka dy dhoma të fjetjes së bashku me një hamamxhik, ku njëra dhomë ka shërbyer edhe si kuzhinë. Në vitet ‘70 të shek. XX familja ishte në rritje dhe kishte nevojë që edhe kati i parë të shfrytëzohej për banim andaj ishte ndarë fizikisht, në mënyrë që t’i plotësonte kërkesat e familjarëve. Kështu edhe kati përdhese fiton tri hapësira, dy dhoma të fjetjes dhe një dhomë që ka shërbyer si kuzhinë. Pikërisht në këtë periudhë kur janë bërë këto ndryshime kishin intervenuar edhe në një pjesë të murit të kullës, me ç’rast ishte mbyllur dera e hyrjes në anën jugore të kullës, duke hapur një hyrje të re në fasadën veriore. Në katin e sipërm, në anën veriore, janë të hapura tetë hapësira frëngjish. Deri në kohën sa kulla ruante autenticitetin, hapësirat e ndriçimit kishin formë frëngjish. Me realizimin e ndërhyrjeve në katin përdhese hapësirat ndriçuese marrin forma katërkëndore të përmasave më të mëdha. Konstrukti i mureve të brendshme është thurur me hatulla druri dhe është i mbushur me qerpiçë. Shkallët nga druri që të shpien për katin e sipërm janë të dëmtuara tërësisht. Kulla ka pasur funksion banimi deri në vitin 1986. Kulla është jashtë funksionit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000492

Emri: Kulla ne Zhazhe - Kulla e Hajzer Ahmet Pecit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Zhazhë

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 43000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.