Kulla e Imer Imerit (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.23012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Kulla e Ymer Ymerit gjendet në “Mëhallën e mesme” të fshatit Rahovë, fshat ky që shtrihet në zonën e Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës. Kulla është ndërtuar në fundin e shek. XIX. Hapësira ku ndodhet kulla ishte një kompleks i përbërë nga tri objekte të tipit kullë, dy me funksion banimi dhe njëra, pra, kjo që sot arriti t’i rezistojë kohës, kishte funksionin e odës së burrave (konak/bujtinë). Sipas të dhënave të marra nga familjarët, kulla/oda e burrave ishte kullë ku mbaheshin kuvendimet e pleqnarëve të fshatit. Kulla ka etazhitet P+1. Kati përdhese ishte i destinuar për strehim të kafshëve ndërsa kati i sipërm i destinuar për miq, pra ishte konak i burrave. Kulla është e ndërtuar nga materiali vendor gurë dhe dru, me teknika tradicionale popullore, nga mjeshtrit vendorë. Materiali i gurit të fortë dhe të butë sigurohej nga Majadani dhe Shavari (gurthyes në afërsi të fshatit), ndërsa konstruksioni i drurit u sigurua nga Zabeli i Skenderajt, pjesë e malit në pronësi të vet pronarit. Në katin e sipërm të kullës, në pjesën juglindore, janë të hapura dy frëngji, qemerët e të cilave janë të punuara me gurë të kuqërremtë, të cilat shtojnë vlerën artistike të pamjes së jashtme. Hapësirat e tjera të dritareve janë të formës katërkëndore të madhësive të ndryshme. Kulla ishte e banuar deri në vitin 1998. Transformimet janë të dukshme kryesisht në mbulesën e kulmit, të kryera nga familjarët, trashëgimtarët. Kulla i përballoi këto luftëra: Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe luftën e viteve 1998/1999.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000484

Emri: Kulla e Imer Imerit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Rahovë

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës: F.sh. Rahovë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.