Kulla e Asllan Tupellës (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Në lagjen e “Tupellëve” të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Asllan Tupellës. Sipas të dhënave të marra nga Ferat Asllan Tupella (1947) thuhet se kullën e ka ndërtuar Ahmet Tupella (babai i Asllanit), në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kulla me etazhe P+1 ka funksion banimi. Ka shërbyer si shkollë për edukimin dhe arsimimin e brezave. Kati përdhese ka shërbyer si mësonjëtore. Hapësira e katit është e pandarë në krahasim me kullat e tjera. Më vonë kati i parë ka shërbyer edhe për lënien e kuajve të mysafirëve, ndërsa në kat gjendet oda që ka qenë enkas për mysafirë. Që nga ndërtimi në kullë nuk ka pasur intervenime, në përjashtim të çardakut, që i është larguar në vitin 1990. Gjendja në të cilën gjendet kulla është shumë e rëndë, saqë rrezikon edhe familjarët me shembjen e saj. Kulla e ndërtuar mbi themel guri me etazh P+1 është e ndërtuar me blloqe guri të vendosura njëra mbi tjetrën, pa hatulla. Në balloren lindore, perëndimore dhe jugore vërehen të hapurat e dritareve në formë të frëngjive me hark, ndërsa në balloren veriore shihen dy hapësira të rrumbullakëta, që kanë shërbyer si pika vrojtuese, të cilat shërbenin edhe për vendosjen e tytës në rast mbrojtjeje. Të gjitha konstruksionet e meskatit, shkallëve, tavanit dhe kulmit janë nga druri. Kulmi katër faqësor është i mbuluar me qeramidhe tradicionale.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000465

Emri: Kulla e Asllan Tupellës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Kqiq i Vogël

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës: f.sh. Kqiq i Vogël

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.