Kulla e Sali Kajtazit (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sali Kajtazit. Sipas të dhënave të marra nga Xhafer (Ramë) Kajtazi, vëllai i Salihut, thuhet se kulla është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga Abaz Kajtazi (gjyshi i Salih Kajtazit). Kulla me etazhe P+1 ka funksion banimi. Në të dy etazhet janë nga katër dhoma. Shkallët e zgjatura nga përdhesja për në kat janë nga guri. Në kat ndodhen edhe dy hamamxhikë dhe këto kanë shërbyer enkas për anëtarë të familjes. Materiali për ndërtimin e kullës, konkretisht gurët, janë marrë nga livadhi siç njihet në popull i “Livadhi i cekllit” që është larg nga kulla afërsisht një kilometër. Gjithashtu vlen të theksohet se kulla e ka pasur murin rrethues, e që fatmirësisht ende gjendet një pjesë, por që është shumë i dëmtuar. Familja Kajtazi janë familja e parë e vendosur në Kçiq, e ardhur nga Terstena. Ishte familje e arsimuar, familje atdhetare por edhe e pasur, me ç’rast në çdo iniciativë për çështjen kombëtare ka qenë pjesëmarrëse duke financuar në atë kohë Isa Boletinin, Azem Bejtën, e patriotë të tjerë, por edhe ka marrë pjesë në luftërat e viteve 1912, 1918, 1945. Kulla ka qenë e banuar deri në vitin 1990. Është braktisur për një periudhë kohore gjerë në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999, me ç’rast ishte banuar gjerë në mbarim të luftës. Kulla e ngritur mbi themele guri me mure konstruktive me blloqe të latuara dhe me konstruksion meskator, kulm dhe tavan nga druri, arrin etazhin P+1. Hapësirat e ndriçimit – dritaret janë katër këndore të kornizuara me blloqe guri, e që pjesa e sipërme e kornizave të dritareve dhe derës përfundon me hark të formësuar nga gurët. Kulmi katër faqësor është i mbuluar me tjegulla të rrafshëta të argjilës së pjekur. Në gurët e fasadës ballore dhe atyre anësore është e punuar nga një rozë (simbole dielli) me tulla të pjekura, ndërsa në murin ku është e hapur dritarja në formë frëngjie sipër frëngjisë gjendet edhe një rozë pesëcepëshe me maje të thepisura. Kulla është jashtë funksionit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000464

Emri: Kulla e Sali Kajtazit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Kqiq i Vogël

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.