Hotel "Jadran" (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Ndërtesa e Ish Hotel “Jadran”, ndodhet në qendër të qytetit, në Sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kjo ndërtesë është e ndërtuar në vitin 1928. Objekti është investim i familjes pasanike Zharkoviq nga Mitrovica. Në fillim objekti ka funksionuar si hotel, pastaj si objekt administrativ i N.T. LUX, kurse më pas si bibliotekë e qytetit. Sot objekti është privatizuar dhe përdhesa e objektit kryen funksion afarist. Objekti ka karakter publik urban dhe është me etazhitet B+P+1. Ndërtesën e karakterizon stili secesionist, me planimetri në formë të shkronjës “L”. Dominon vëllimi qendror i fasadës së ndërtesës, e realizuar në vendtakimin e dy krahëve të ndërtesës, në formë harkore, dhe me realizim të kulmit në formë shatorri rrethor. Dominimi i hyrjes në kënd të ndërtesës, të potencuar me dy shtylla si dhe me ballkonin harkor në kat, të vetmin në tërë ndërtesën, krahas vendosjes dhe dominimit të objektit në kryqëzimin e rrugëve në qendër të qytetit, ofron përshtypjen e realizimit të suksesshëm të veprës arkitektonike. Ndërtesa ishte realizuar për të kryer funksione shërbyese hotelerie, si kërkesë dhe nevojë e kohës. Sipas etazheve, bodrumi ishte i destinuar për hapësirat ekonomike, përdhesa shërbente për ofrim të shërbimeve hotelerie, ndërsa kati kishte destinim për fjetje. Materialet e ndërtimit janë tradicionale, gur, tulla të argjilës së pjekur, prodhim vendor i fabrikës së pronarit dhe konstruksionet nga druri. Dominon mbulesa e kulmit me tjegulla të falcuara të argjilës së pjekur, ndërsa kulmi i vëllimit harkor dhe disa elemente tjera janë të mbuluar me pllaka të petëzuara të bakrit. Objekti gjatë kohës ka pësuar transformime kryesisht në fasadën e përdheses – ndryshimi i numrit dhe formës së hapjeve. Objekti sot është gjendje relativisht të mirë. Deri në ditët e sotme, objekti kryesisht ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit dhe kjo veçanërisht shihet mirë në fasadat ballore të objektit. Në dhjetor 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000457

Emri: Hotel "Jadran"

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Mitrovicë

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës: Sheshi" Mehë Uka"

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.