Sahat Kulla - Muzeu Arkeologjik (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1263/68

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të jetë Shemsudin Ahmed Beu. Në mungesë të burimeve të shkruara, nuk dihet se deri në cilin vit është përdorur si hamam, por dihet se hamami nuk ka kryer funksionin e tij fillestar në mesin e shek. XIX kur mbi hapësirën e ngrohtë është ndërtuar Kulla e Sahatit nga ana e Eshref Pashë Rrotullit. Gjatë hulumtimeve arkeologjike të bëra në vitin 2003 në anën jugore të objektit janë konstatuar mbetjet e hapësirës së ftohtë (pjesa hyrëse) të hamamit mbi të cilën është ndërtuar objekti i banimit. Në bazë të këtij fakti mund të konstatohet se hamami ishte pjesërisht i rrënuar që në shek. XIX. Objekti ishte lënë pas dore dhe shfrytëzohej nga banorët përreth si depo, deri në vitin 1972 kur filluan punët restauruese dhe konservuese. Më 17 nëntor të vitit 1975 bëhet hapja solemne e objektit por me destinim të ri, pra bëhet shndërrimi i hamamit në Muze Arkeologjik. Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të regjionit të Prizrenit, gjegjësisht nga komuna e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe Suharekës. Materiali i prezantuar ka një diapazon kronologjik të gjerë që nga neoliti i hershëm, eneoliti, periudha e bronzit, periudha e hekurit, periudha romake, mesjeta e hershme dhe mesjeta e vonë. Objekti ka formë drejtkëndëshe dhe është ndërtuar me gurë të ndryshëm dhe tulla, ndërsa si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror. Kulmi ka shtatë kupola dhe tri qemerë, dhe të gjitha janë të mbuluara me pllaka të plumbit. Sahat Kulla është ndërtuar me tulla të argjilës së pjekur. Dyshemeja e objektit është shtruar me pllaka guri të vendosura në vitet ’70 të shek XX kur objekti shndërrohet në muze arkeologjik. E veçanta e këtij objekti është se në kuadër të hamamit është ndërtuar sahat kulla, dy objekte që fare nuk kanë lidhshmëri funksionale mes veti dhe paraqet një rast unik për shkak të një gërshetimi të tillë. Në vitin 2008 kanë filluar punimet në restaurimin e objektit, por punët nuk janë përfunduar ende. Muzeu Arkeologjik ka vlerë të jashtëzakonshme, pasi që paraqet një ndërtesë të veçantë me dy tipologji . Përveç vlerës arkitektonike dhe artistike, në muze prezantohen edhe eksponatet me vlerë të lartë historike dhe shkencore.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000438

Emri: Sahat Kulla - Muzeu Arkeologjik

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Atik Mahalla, Mbrapa kishës së Shën Premtes

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: “Saraqëve”

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.