Shtëpia e Shoqatës së Gjyetarëve (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU të Mitrovicës, gjendet objekti i njohur si Shtëpia e Gjuetarëve. Ndërtesa u ndërtua në shek. XX, gjerësisht në vitet 1932-’33. Ndërtesa ka pasur funksion të banimit. Ky objekt edhe sot e ruan origjinalitetin e vet. E vetmja dëshmi që ka mbetur nga humanisti hebraik Dr. Nehmin Shefajn, është shtëpia e tij, sot e njohur si “Shtëpia e Gjuetarëve”. Dr. Nehmin Shefajn kishte arritur në Kosovë në fillim të shek. XX nga Bashkimi Sovjetik në kuadër të misionit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ai ka kuruar shumë Mitrovicas dhe banorë të viseve të tjera të Kosovës nga epidemia e lisë. Në shkurt të vitit 1942. Dr. Shefajn burgoset nga nazistët dhe me 8 maj të po këtij viti pushkatohet në kampin famëkeq të Banjicës në Beograd. Disa ditë pas burgosjes së Dr. Shefajn, gruaja e tij Hedviga dhe 2 vajzat u arrestuan dhe u dërguan nëpër kampe diku në perëndim të Evropës dhe nga atje nuk u kthyen më. Ndërtesa ka etazhitet S+P+1. Suterenti i përmban hapësirat ekonomike, kurse dy etazhet tjera kanë pasur destinim banimi. Ndërtesa është e projektuar në stilin e arkitekturës së periudhës moderne euro perëndimore, stil ky që filloi të depërtojë edhe në këto treva në dekadën e dytë dhe të tretë të shek. XX. Ndërtimi është realizuar me materiale moderne të kohës. Ndërtesa karakterizohet me partinë hyrëse të theksuar në fasadën e objektit, taracën e hapur në etazh, hapjet – dritaret me dimensione të mëdha në krahasim me stilin oriental të ndërtimeve deri në atë kohë. Ndërtesa ka pësuar transformime në enterier, ka ndërruar funksionin dhe sot shërben si objekt administrativ për nevojat e Shoqatës së Gjuetarëve Sportivë “Trepça” në Mitrovicë

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000435

Emri: Shtëpia e Shoqatës së Gjyetarëve

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Mitrovicë

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.