Shtëpi Banimi e Asim Leniqit (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Historiku

Në zonën e qytetit të përfshirë në planin rregullativ “Qendra” gjendet objekti rezidencial urban (P+1). Në qytet, kjo ndërtesë është e njohur si Shtëpia e Asim Leniqit. Në kujtesën e qytetarëve mbahet mend se Asim Leniqi, metalo-gdhendës, mjeshtër i njohur në qytet, u arrestua më 1941 dhe se gruaja e tij, Rezika ishte hungareze. Kjo shtëpi banimi u ndërtua në fund të shek.XVIII. Shtëpia kishte funksion të banimit të cilin funksion ajo deri sot e ka ruajt. Kjo shtëpi kryesisht e ka ruajt gjendjen fillestare të ndërtimit. Në këtë shtëpi për një kohë jetoi mjeku i njohur, Dr. Nehmin Shefajn. Ai kuroi shumë Mitrovicas dhe banorë të viseve të tjera të Kosovës nga epidemia e lisë. Dr. Shefajn kishte arritur në Kosovë në fillim të shek. XX, nga Bashkimi Sovjetik, në kuadër të misionit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ndërtesa është objekt rezidencial urban. Qasja në objekt bëhet nga dyert e oborrit të brendshëm të cilin e tangjentojnë rrugët e qytetit, nga ana lindore dhe ajo jugore. Shtëpia është e ngritur mbi bazën-themelin me gurë dhe ka dy etazhe, me funksione të banimit. Ndërtimi është realizuar në sistemin “Bondruk”, me konstruksion formë kornizash nga brezat horizontal dhe vertikal të drurit, duke formuar kështu një sistem të qëndrueshëm konstruktiv. Mbushja ndërmjet kornizave konstruktive nga druri, janë të plotësuara, muratuara me tulla të argjilës së pjekur me material lidhës llaç gëlqeror. Në përdhesë, fasada lindore, këndet e ndërtesës dhe theksimi i hyrjes së dikurshme me përfundim harkor, janë të realizuara me muratim me llaç gëlqeror nga blloqet e gurëve të gdhendur e me përfundim të profiluar në nivelin e katit si dhe me një theksim të lehtë në fasadë të ndërtesës. Dalja e trarëve të dyshemesë së katit nga planimetria e murit të përdheses së fasadës lindore, jo vetëm që rrit hapësirën e brendshme por njëkohësisht edhe formon artistikisht pamjen e jashtme të shtëpisë. Kulmi tre faqor është klasik i realizuar nga konstruksioni i drurit, i mbuluar me tjegulla të falcuara të argjilës së pjekur. Muret e jashtme dhe të brendshme, janë të veshura me teknikën e suvatimit me llaç gëlqeror. Në ndërtesë vërehen intervenimet dhe transformimet tek hapjet. Nuk është ruajt e gjithë zdrukthëtaria origjinale. Dhomat, janë të orientuara nga ana lindore, jugore dhe perëndimore. Struktura nuk ka lëvizur. Përveç disa intervenimeve në enterier dhe eksterier, shtëpia në përgjithësi, ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe nuk ka pësuar ndryshime të mëdha në kohë dhe ajo ende e ka ruajtur karakterin e destinimit për banim. Në ditët e sotme ky objekt rezidencial urban, shfrytëzohet për banim. Në vitin 1957, shtëpia u nacionalizua, deri atëherë shtëpia evidentohej si pronë e Asim Leniqit. Ndërtesa gjatë kohëve u shfrytëzua: - Byro e punës (1950-1957) - Ambulanca e qytetit (1947-1950) - Nga viti 1957, shfrytëzohet për banim. - Aktualisht jetojnë 3-familje:

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000434

Emri: Shtëpi Banimi e Asim Leniqit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Mitrovicë

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.