Kisha e Zonjës së Bekuar (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-945/64

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014

Historiku

Në të djathtë të rrugës Pejë-Deçan, në fshatin Bellopojë, gjendet kisha kushtuar Zonjës së Bekuar, e ndërtuar në fund të shekullit XIX. Kjo kishë ortodokse është një rindërtim i realizuar mbi themelet e një objekti po ashtu fetar nga një periudhë e mëhershme. Sa i përket kishës së vjetër nuk kemi të dhëna në lidhje me kërkime arkeologjike që do të dëshmonin trajtat, planimetrinë dhe tipologjinë e objektit të vjetër. Kisha e tanishme është ndërtuar me mjetet e dhuruara nga esnafët e Pejës. Kishën e pasurojnë afreskat posbizantine si dhe reliktet e ritit fetar. Në kuadër të kishës janë konaqet dhe varrezat.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000379

Emri: Kisha e Zonjës së Bekuar

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Fshat Bellopoje

Lokaliteti: Bellopoje

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Bellopojë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XVII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.