Bajrakli xhamia (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1441/55

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Në bërthamën e Çarshisë së vjetër në Pejë, ku më parë ishte tregu i hapur, karakteristikë kjo e qyteteve shqiptare, u ndërtua Bajrakli Xhamia. Donator i kësaj xhamie është Mehmet Fatihu i cili e financoi edhe Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Xhamia u ndërtua në dekadën e shtatë të shekullit XV. Është objekt klasik monumental me skemë të plotë kompozicionale. Në skemën e saj xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, hajati dhe minarja. Salla e lutjeve mbulohet me kube dhe qëndron mbi sistemin pandantiv. Po ashtu edhe hajati është i mbuluar me tri kube të vogla, proporcionale njëra me tjetrën. Në brendësinë e sallës së lutjeve veçohet mihrabi, mimberi dhe makfilli. Enterieri veçohet me piktura murale, të cilat përmbajnë elemente të botës bimore, figura gjeometrike dhe citate të ku'ranit. Xhamia karakterizohet edhe për plastikën, skulpturën e imët të saj si dhe për profilizime të portalit kryesor dhe të dritareve. Në kuadër të xhamisë janë edhe varrezat e personaliteteve të njohur të qytetit, ku gjenden edhe varri i Haxhi Zekës dhe ai i Ali Pashë Gucisë. Varret kanë edhe nishane dekorative. Xhamia u dogj nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Pas lufte u bë restaurimi i xhamisë në elemente arkitektonike po ashtu edhe në ato të pikturës e skulpturës.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000354

Emri: Bajrakli xhamia

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet - Pejë

Lokaliteti: lagjja "Haxhi Zeka" Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Qarshia e gjatë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.